Nga Boldnews.al
Kur Ramush Haradinaj shkrehte armë kundër pushtuesit serb në vitet 1997-1998, kryeministri jonë i sotëm Edi Rama, kredhej plazheve nudist të Francës me allate jashtë, e muaj më vonë “luftonte” me gazetaret e reja, duke i fyer dhe poshtëruar pasi u bë Ministër Kulture.
Një botë e tërë e ndan me Ramush Haradinajn, por deri para pak orësh, të dy ndanin të njëjtin pozicion, njëri kryeministër i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë. Ramushi nuk është më kryeministër, sepse si shtetar dhe burrë që nuk fshihet pas imunitetit politik, apo fustaneve të ministreshave, po shkon drejt Gjykatës Speciale për krimet e luftës, për të kërkuar pafajësinë, në një proces të gatuar në korridoret e errëta kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Në Samitin e Berlinit e kam ndje veten ma s’vshtiri me Edin”-tregoi Haradinaj, kur u shpreh se Rama i kishte kërkuar në anglisht që të pranonte ofertën e Macron dhe Merkel për të pezulluar për të paktën katër muaj taksën 100 % për mallrat serbe. E ky bir k..ryeministër si Rama, që në vend të gjendej në krah të njeriut të të njëtit gjak, bëri lojën e serbisë, ndërsa presidenti serb Vuçiç, shihte plot qesëndi sesi kryeministri i Shqipërisë po tentonte të ulte aq rëndë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Përsëri ai nuk u tërhoq, mbi interesat e vendit nuk vuri atë karrige kryeministrore, duke dhënë shembullin se ka dhënë dorëheqje në të trija rastet që i është dashur të përballet me gjykatat. Ndryshe nga Edi Rama, që merr arratinë edhe kur poshtë zyrës së tij protestojnë shqiptarë të varfër, të përvuajtur dhe nën diktatin e një qeverie që të tregon forcën si frikacaku.
Mund të jenë me qindra rastet kur kryeministri ynë duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai zgjodhi dhe do zgjedhë gjithnjë që të futet poshtë fustanit të ministreshave dhe nën pantallonat e propagandës të Fu(k)gsave të tij. Dërgon popullin në vetëvrasje për shkak të varfërisë dhe as që e çon në mend dorëheqjen. Shpopullon atdheun nga 500 mijë njerëz e nuk ja bën gjuha e trashur për të artikuluar dorëheqjen.
I pëlcasin skandalet në duar dhe kur të gjithë presin që të dalë në një konferencë shtypi dhe njoftojë dorëheqjen, ai fshihet pas një monitori kompjuteri, apo telefoni dhe nis e shkruan mesazhe në rrjetet sociale.
I shpërthen skandali i shekullit ku shfaqet ai vetë dhe deputetë e ministra të tij në një megaaferë në shitberjen e votave dhe lidhjet me elmentë të krimit, por sërish nuk e mendon të dorëhiqet.
Në një rast hipotetik, sikur Rama të dorëhiqej si Haradinaj sot, me siguri pllakat e kryeministrisë sonë do ishin larë nga lotët e ministres që e quan atë Skënderbe, do ishte mbushur salla me ktlithjet e Rilindasve, me shkulje flokësh e mgulje thonjsh në fytyrë.
Ky është sistemi që ka krijuar një burracak që dorëheqjen e sheh si agoni të përjetshme, ndërsa humbjen e pushtetit si mort. Dhe më e rënda është kur burracakët habiten sesi burrat e vërtetë, si rasti i Haradinajt, i lënë popullit pushtetin dhe dinjitetin, për tu përballur me këdo të pushteshëm, qoftë ai i ardhur nga kryeministria shqiptare, presidenca kosovare, apo korridori Paris-Uashington.
Ndoshta është tepri e madhe ti kërkohet moral politik e përgjegjësi, një të pamoralshmi dhe papërgjegjshmi, sidomos kur vetë shoqëria jonë këtu në Shqipëri, është në apati të plotë. Disa janë pjesë e “tepsisë” dhe ngjyejnë duart në yndyrën e pushtetit, të tjerë kanë frikë ti “afrohen tepsisë”, por rrojnë me shpresën se mbase një ditë edhe ata do jenë në sofrën ku copëtohet çdo pasuri e vendit.
Më e madhe është një tjetër kategori, më e pafajshmja në dukje që kërkon të ndërtojë rehatinë në një vend ku korrupsioni shtetëror, krimi i lidhur me pushtetin dhe ku i shkilen çdo ditë liritë dhe të drejtat, kërkojnë një qoshëze për të pasur një jetë pa telashe, pa mani për të grabëlluar, por kollondriset me djersën e tyre.
Kurrsesi kjo lloj apatie nuk i falet të tjerëve të kanë pushtet, ndonëse mbi krye u qëndron kryeministri për tia marrë, por sërish, më shumë se trima, janë thjesht “qejfli trimash”, që u duket vetje si ata, por ngjasojnë pak me ata. “Jam i rracës së Avni Rustemit”-tha presidenti Ilir Meta pak javë më parë, duke iu drejtuar Geroge Soros dhe shumë sorrave sorrosiane, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama.
Ishte vetëm një deklaratë, pasi sot të gjithë të pushtetshmit kërkojnë një marrëveshje mes tyre, që në fund elita politike të dalë e gjitha e kënaqur, qoftë edhe duke mbajtur nën tutelë një popull të pakënaqur dhe futur në depresion deri ekzistencial. Ndaj edhe “Avniut mund ti jetë lagur baruti” i pisqollës hipotetike, që gjithsesi nuk do merrte jetë, por me akte të forta politike mund ti jepte pak shpresë për jetë çdo shqiptari.
Fatkeqësisht askushprej tanëve nuk është i rracës së Ramush Haradinajt, që la pushtetin për të shkuar si qytetar dinjitoz para Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe të përballet në kërkim për herë të katërt të pafajësisë.