Ditët e freskëta të Korrikut nuk do të zgjasin edhe shumë. Agjencia franceze e motit, Meteo France, njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme.
Termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, ndërsa fundjavën e ardhshme pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius.
Sipas ekspertëve të meteorologjisë ngrohja globale dhe shkrirja e akujve ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.