Pirja e kafesë në mëngjes e shoqëruar me një cigare si dhe pirja e një gote verë apo birrë gjatë takimeve janë një pjesë e rutinës së shumicës prej nesh. Ekspertët thonë se njerëzimi po varet gjithnjë e më shumë nga pijet alkoolike, duhani, kafeina, marihuana dhe lloje të tjera drogash. Por disa të tjerë janë të varur nga mbipërdorimi i internetit dhe ëmbësirat, shkruan CRI.
Si t’i kuptojmë, parandalojmë dhe menaxhojmë këto varësi?
Së pari, duhet të analizojmë arsyet fizike të varësisë. Për shmebull, jemi të varur ndaj pijet alkoolike, duhani, droga etj, pas përdorimit të tyre për një farë kohe. Kjo varësi ka ardhur së bashku nga sistemi i sekretimit të lëndëve dhe mekanizmi i kompensimit brenda trurit. Nga ana tjetër, duhet të analizojmë më hollësisht arsyet psikologjike e shoqërore të varësisë nga lëndët narkotike.
Përdorimi i drogës, një zakon i mësuar nga të tjerët
Në fillim duhet të kuptojmë se përdorimi i drogës është një zakon i mësuar nga të tjerët. Sipas studimeve, personat e varur nga marihuana, heroina, pijet alkoolike etj, nuk patë ndjenja të mira kur i provuan këto lëndë në fillim. Përkundrazi, ata patën shije dhe përvojë jo të mirë. Prandaj, pa “ndihmën” e të tjerëve, një individ nuk e ka idenë si të pijë një lëndë të re duhan apo drogë dhe ka vështirësi që të ketë ndjenja pozitive prej tyre.
Ky është një fenomen i dukshëm për shumë persona që nisën duhanin apo provuan alkool për herë të parë. Shumica e tyre kishin vetëm ndjesinë e djegies në fyt, nxehtësi të brendshme dhe rrahje të shpejtë të zemrës. Këto nuk janë ndjesi të rehatshme. Gëzimi i sjellë nga pirja e rakisë duhet të mësohet nga atmosfera e pirjes së shpeshtë dhe të rregullt.
Disa studiues thonë se nëse nuk ka ndihmë nga të tjerët, shumica e përdoruesve të marihuanës nuk mund të kenë aspak përvojë të gëzueshme. Këto gjëra tregojnë se ambienti shoqëror i shëndetshëm është më i rëndësishëm për shmangien e ndikimit negativ të kontaktit me lëndët narkotike.
Besimi për mposhtjen e dhimbjes
Kur një grup personash zhyten në shoqëri jo të mirë, ata mund të nisin të përdorin lëndët që pi edhe grupi. Sipas studimeve përkatëse, disa njerëz me të ardhura të ulëta janë më të predispozuar të pinë pije alkoolike. Ata janë shumë të varfër përballen me presion të lartë shoqëror, prandaj e varin besimin tek përdorimi i alkoolit apo drogës për të pakësuar dhimbjen psikologjike. Shkaqet kryesore të këtij fenomeni vijnë kryesisht nga varfëria e tepërt dhe hendeku i madh mes të varfërve dhe të pasurve.
Si të zgjidhen problemet e varësisë ndaj lëndëve narkotike
Duhet ta shohim problemin e varjes nga lëndët si problem shoqëror dhe jo si fizik. Nëse nuk zgjidhim problemet ekonomike, shoqërore dhe familjare, s’mund të kontrollojmë përdorimin e lëndëve që krijojmë varësi vetëm përmes ligjit ndalues.
Kur u ndalua opiumi në ShBA, morfina nisi të përhapjej. Më pas morfina u zëvendësua nga heroina dhe kokaina. Njerëzimi gjithnjë është në kërkim të lëndëve të ndryshme, por nga ana tjetër shumica e drogave përdoren si ilaçe për pacientët.
Masat konkrete për ndalimin e përdorimit të duhanit dhe të pijeve alkoolike
Në krahasim me drogën, duhani dhe alkooli kanë forcë varësie më të paktë dhe heqja dorë prej tyre mund realizohet me ndihmën e familjarëve, por edhe vullnetin e vetë personit.
Shumë individë që pinë duhan për një kohë të gjatë e kanë shumë të vështirë ta lënë atë. Për këtë, ata mund të kërkojnë ndihmën e specialistit, i cili harton së bashku me duhanpirësin një program individual për ndalimin e duhanit. Mjekët mund të ofrojnë jo vetëm ilaçet për të pakësuar fenomenet negative të sjella nga ndalimi i duhanit, por edhe shërbimet dhe përkrahjet psikologjike për përdoruesit e duhanit.
Sipas të dhënave, vetëm 3% e përdoruesve të duhanit mund të heqin dorë me vullnetin e tyre. Marrja e masave profesionale nga mjekët mund të shtojë përqindjen e suksesit 2-3 herë më shumë.
Për ndalimin e duhanit, disa spcialistë sugjerojnë: së pari, duhet ta lini duhanin plotësisht, mos mendoni që rrallimi i tij është një metodë e mirë. Së dyti, nëse jeni përpjekur disa herë të lini duhanin por pa sukses, atëherë mund të mësoni nga keto përvoja. Në të njëjtën kohë, informoni familjarët, miqtë dhe kolegët se keni vendosur të lini duhanin, që ata të kenë mundësi t’ju mbështesin. Duhet të përgatiteni për problemet e mundshme pas dorëheqjes së duhanit, si fenomeni i ndalimit të nikotinës etj. Përveç kësaj, rregulloni të gjitha materialet e lidhura me duhani dhe formoni zakonet e shëndetshme të ditës, duke hequr zakonet e lidhura me përdorimin e duhanit.
Personat e varur nga pijet alkoolike kanë këto karakteristika: dëshirë të madhe për pijet alkoolike, përdorim i detyruar i tyre, vëllim i pakontrolluar i konsumit të pijeve dhe vënia e konsumit të pijeve alkoolike si aktiviteti më i rëndësishëm. Disa persona të varur do të kenë edhe simptoma si dridhje, djersitje, të përziera, etj, nëse ata ndalojnë përdorimin e pijeve alkoolike për një kohë të gjatë.
Sipas shkallës së ndryshme të varësisë nga pijet alkoolike, mjekët sugjerojnë edhe masat për ndalimin e pijeve. Personat që konsumojnë sasi të tepërt alkooli, por nuk kanë probleme të fenomeneve përkatëse pas ndalimit të pijeve alkoolike, janë quajtur si abuzues. Për këta individë, mund të ofrohen informacione dhe sugjerime mbi përdorimin e pijeve alkoolike në mënyrë të shëndetshme. Sipas gjendjes jo të mirë të humorit, mund të përdoren ilaçe përkatëse për lehtësimin e luhatjeve. Në periudhën e rehabilitimit, të varurit nga alkooli mund të marrin pjesë në terapitë në grup për të mbështetur njëri-tjetrin. (Xu Guang).