Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kassandra-s në Halkidiki, raportuan këtë të enjte mediat greke.
Siç shkruan “Zougla” duke iu referuar policisë helene, shqiptarët nuk u paraqitën në apelin e të martës në mëngjes. Autoritet e burgjeve njoftuan policinë, që bënë shpalljen në kërkim të shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.
Shqiptarët raportohet se vuanin dënimin në Burgun Rural të Kasandrës, një regjim gjysmë i lirë, që ofron punë në bujqësi.