• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“O fol e mba, o dh.. e ha”/ Patozi i përgjigjet Bashës me gjuhën e Ramës

17:25 : 17/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Astrit Patozi, i cilësuar nga opozita si “paterica” e Edi Ramës në votimet e 30 qershorit, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me vendimin e gjykatës së Durrësit.

Këtë të mërkurë, gjykata e Durrësit i konsideroi të pavlefshme zgjedhjet lokale të zhvilluara në këtë qytet, në 30 Qershor, duke refuzuar t’i japë mandatin kandidates së Partisë Socialiste, Valbona Sako. Në vendim, gjyqtarja Mimoza Margjeka konstaton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar si pjesëmarrëse në procesin e votimit subjektin politik “Bindja Demokratike” të Astrit Patozit, me anën e një akti absolutisht të pavlefshëm. Për pasojë, edhe votimet u cilësuan të pavlefshme.

Vendimin e Gjykatës së Durrës e përshëndeti kreu i PD Lulzim Basha.

“Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak. Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, shkroi Basha në një postin në Facebook.

Më vonë erdhi edhe reagimi i Patozit. “O fol e mba, o dh.. e ha”, i drejtohet Patozi-Bashës, duke përdorur një gjuhë vulgare, siç rëndom e kemi dëgjuar nga kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe:

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

Në një postim në Facebook, Patozi shkruan:

“NDAJE MENDJEN, O JURIST!

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: ‘O fol e mba, o dh.. e ha’.

Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

08:12 : 21/08/2025
AKTUALITET

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

08:02 : 21/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025
BOTA

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025
AKTUALITET

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025
Para

Ja çfarë bëri Vera Grabocka kur Rudinën e pushuan nga puna (Video)

TË GJITHA

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

08:12 : 21/08/2025

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

08:02 : 21/08/2025

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com