• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolapsi në drejtësi/ Për çfarë do të festohet në ceremoninë e 3-vjetorit të Reformës?

22:59 : 17/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës organizojnë të Hënën një ceremoni për “3-vjetorin” e miratimit të Reformës në Drejtësi.

Aktiviteti do të zhvillohet në godinën “Poli i Drejtësisë”, një godinë e ndërtuar pranë ish-Fushës së Aviacionit për Shkollën e Avokatisë dhe që u kaloi në përdorim institucioneve të reja të drejtësisë, pas krijimit të tyre.

Kjo ceremoni, në të cilën pritet të marrin pjesë edhe ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, karakterizohet nga nota butaforike.

Zyrtarët e lartë të sistemit të drejtësisë dhe të ftuarit e tjerë pritet që, në një ceremoni pompoze, të tregojnë rezultatet spektakolare të arritura në 3 vitet e Reformës në Drejtësi.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

Është interesante të dëgjohen justifikimet e zyrtarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, për bllokimin total të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Natyrisht, duke u nisur nga premisa se “mjeti justifikon qëllimin”, panelistët do të anashkalojnë kolapsin aktual, duke dhënë shpresa të tipit “plani 3-vjeçar do të sjellë begatinë e vendit”, një shprehje e huazuar nga një prej filmave të realizmit socialist.

Publiku shqiptar pritet të dëgjojë nga panelistët për të mirat që ka sjellë në jetën e qytetarëve kjo periudha 3-vjeçare pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Me shumë mundësi, do të dëgjohet se si “së shpejti do të ngrihet strukturat e posaçme hetimore SPAK e BKH”, se si “reforma luftoi korrupsionin në drejtësi dhe po jep frytet e saj në dobi të qytetarëve” dhe të tjera shprehje “të gatshme”, me të cilat shqiptarët janë ngopur gjatë viteve të fundit.

Natyrisht, nuk pritet që asnjë prej panelistëve të flasë për problematikat e thella të krijuara nga një Reformë e keq-hartuar nga “baballarët e shtetit” dhe të keq-përdorur nga maxhoranca në pushtet.

Në ceremoninë e 3-vjetorit, ndër të tjerë, pritet të flasë edhe Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, njëkohësisht edhe drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) të procesit të Vetingut.

Ajo, siç ka ndodhur edhe më parë, jo vetëm që nuk do të përmendi asnjë problematikë, por do të rendisë “sukseset” e aplikimit të deritanishëm të Reformës në Drejtësi.

Siç ka ndodhur edhe më parë, Calavera dhe të tjerët pas saj, nuk do të prekin aspak kolapsin e sistemit të drejtësisë, shkaqet dhe pasojat e të cilave renditen më poshtë:

1. Procesi i Vetingut po aplikohet me standarte të shumëfishta. Publiku dhe ekspertët e fushës kanë konstatuar se trupat e Vetingut kanë larguar nga detyra gjyqtarë e prokurorë për probleme minore dhe kanë konfirmuar në detyrë të tjerë, për të cilët ekzistojnë prova të shumta për korrupsion e paaftësi.

2. Për shkak të procesit të deformuar, Shqipëria është i vetmi vend në botën demokratike që nuk ka Gjykatë Kushtetuese prej më shumë se një viti. Kjo situatë i ka shkuar shumë për shtat qeverisë së Edi Ramës, i cili vepron dhe merr vendime të pakontrolluara prej asnjë institucioni.

Tashmë që po punohet për plotësimin e të gjithë vakancave në Gjykatën Kushtetuese, struktura verifikuese e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga “miku i socialistëve” Ardian Dvorani, po aplikon metoda groteske për përjashtimin e kandidatëve nga gara.

3. Po për shkak të Vetingut të deformuar, edhe Gjykata e Lartë është jashtë funksionit prej shumë muajsh. Mbi 31 mijë dosje presin shqyrtimin nga gjykata supreme e Shqipërisë. Ato janë stopuar për shkak të mungesës së gjyqtarëve, duke u mohuar të drejtën qytetarëve edhe për një periudhë të gjatë kohore.

Pas këtij kolapsi, kolegët e Calavarës, ekspertët e EURALIUS, sugjerojnë krijimin e një “Gjykate të Lartë të Përkohshme”, një propozim eksperimental që nuk mbështetet në asnjë praktikë ndërkombëtarë, por as në logjikën e krijimit të institucioneve themel të shtetit.

4. Prokuroria e Përgjithshme ishte institucioni i parë që u shkatërrua nga “Reforma në Drejtësi”. Prej rreth dy vitesh, institucioni kryesor i Akuzës drejtohet nga një titullar “i Përkohshëm”, funksion që nuk gjendet as në Kushtetutë dhe as në ligj.

Dhe, duke u shndërruar një institucion hibrid, prokuroria nën drejtimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, është shndërruar në një strukturë vasale të Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.

Por këto probleme themelore nuk pritet të dëgjohen në ceremoninë e 3-vjetorit të miratimit të Reformës në Drejtësi. Aty do të dëgjohen vetëm “lavde”, “arritje” dhe “suksese”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025
Para

Rama pastron veten, bëhet gati për tia lënë partinë Lali Erit

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com