• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Thellohet skandali i votave në Vaun e Dejes”

19:24 : 15/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Reagim i Avokati Jordan Daci në lidhje me fletët e votimit në Bashkinë Vau Dejes;

Postimi i plote ne facebook

“Thellohet skandali i votimeve në Bashkinë “Vau i Dejës” pas deklaratave të anëtarit të KQZ dhe zëdhënëses së KQZ-së”

Është e provuar me dokumente shkresore që fletët e votimit janë shtypur dhe janë bërë gati për transport për në Shqipëri, disa orë para se të merrej vendimi Nr. 925, datë 28.06.2019 i KQZ “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të fletëve të përdorura dhe shtypjen e fletëve të reja”. Ky fakt vërtetohet nga komunikimet me e-mail dhe sms midis shoqërisë “Cetis” d.d. dhe KQZ-së, nga dokumentet e publikuar ditën e djeshme, me datë 14.07.2019 nga një anëtar i KQZ. Kjo është një shkelje e rëndë e legjislacionit të prokurimit publik dhe Kodit Zgjedhor dhe përbën shpërdorim të rëndë të detyrës, të shoqëruar me disa vepra penale të tjera.

Po ashtu, skandali thellohet për faktin që ndërsa KQZ pretendon që fletët të jenë transpotuar rregullisht nga Sllovenia, faktet sipas informacioneve tona, tregojnë që automjeti me targë CE TM 580, në doganën e Malit të Zi, ka kaluar në orën 01:53 dhe është deklaruar bosh, me peshe boshe 2230 kg. Po ashtu, sipas këtyre informacioneve, automjeti në fjalë ka kaluar me dy pasagjerë, në orën 01:53, të datës 30 qershor 2019 dhe jo me 29 qershor sikurse deklaroi anëtari i KQZ. Gjithashtu, rezulton që edhe në doganën e Kroacisë me Malin e Zi, automjeti në fjalë është deklaruar bosh dhe ka kaluar në orën 22:55 të datës 29 qershor 2019. Këto fakte nuk i ka shpjeguar ende KQZ ose nuk ka guximin t’i shpjegojë sepse është në dijeni të asaj cfarë ka ndodhur.

Lexo edhe:

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Sipas dokumentacionit të publikuar nga anëtari i KQZ, rezulton që transporti do të bëhej me Peugeot BOXER, me Targë CE TM 580, me drejtues mjeti shtetasin Krumpak Gregor dhe shoqërues shtetasin Stropnik Joze. Sipas të dhënave që ne kemi siguruar, këto dy shtetas nuk kanë kaluar kufirin në Hanin e Hotit. Gjithashtu, automjeti nuk është i llojit Mercedez Vito sikurse përshkruhej në sms, por Peugeot Boxer.

KQZ-ja merr guximin të injorojë faktin që sipas deklaratës doganore, me Nr. Serial 19AL020000015473R5, me Nr. Reference 15473, datë 30.06.2019, koha e urdhër çlirimit të këtyre fletëve të votimit, është ora 07:58:41, e datës 30 qershor 2019. Kjo do të thotë që nxjerrja e këtyre fletëve nga Dogana përpara kësaj kohe, sikurse është shpjeguar nga KQZ, përbën konsumim të plotë të veprave penale “Kontrabandës me mallra të tjera”, e parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal e kryer në bashkëpunim, “Largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet”, e parashikuar nga neni 179/a + 25 të Kodit Penal, e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të dokumenteve”, e parashikuar nga nenet 186 + 25 të Kodit Penal, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e parashikuar nga nenet 248 + 25 të Kodit Penal e kryer në bashkëpunim.

KQZ të mos harrojë faktin që Kodi Penal ngarkon me përgjegjësi për veprën penale “Të tregtimit dhe transportimi të mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga neni 178, cilindo person që ka transportuar materialet kontrabandë, sikurse janë edhe fletët e votimit. Ky nen parashikon një dënim nga 5-10 vjet burgim për këdo që ka transportur fletët e votimit përpara orës së clirimit doganor, pasi fletët e votimit janë mall i kufizuar dhe këto veprime përbëjnë elementë të veprës penale të parashikuar në paragrafin 3 të nenit 178 të Kodit Penal.

Së fundmi, KQZ-ja, KZAZ dhe cilido tjetër që ka mbajtur materialet kontrabandë sikurse janë fletët e votimit, ka konsumuar edhe veprën penale të “Ruajtjes ose depozitimit të mallrave kontrabandë”, të parashikuar nga neni 179 i Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet, dënim me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Është e qartë për cilindo që votimet në këtë bashki janë bërë me produkte të krimit.

Presim komunikimin e radhës nga KQZ nëse është e interesuar të thellojë më tepër këtë skandal.

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025
SHOW BIZ

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025
SHOW BIZ

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025
BOTA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025
Para

KPA shtyn Osmanin, ja kur do të jepet vendimi

TË GJITHA

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com