• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kronologjia/ Çfarë ndodhi në kanionin e Holtës ku humbi jetën fizioterapistja. Vëllai i saj u hodh për ta shpëtuar. Motra binjake…

09:11 : 15/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kishte shkuar për të vizituar Kanionin e Holtës në Gramsh bashkë me familjen, mbytet 25-vjeçarja nga Lushnja.  Edhe pse Desantila Sollaku e kishte menduar pasditen e së dielës një kohë të bukur me prindërit dhe vëllain e saj, gjithçka përfundoi tragjikisht.

E reja u mor nga rrjedhja e lumit, ndonëse vëllai i saj i vogël hyri në ujë për ta shpëtuar nuk ia doli dot. Pjesë e tyre nuk ishte motra binjake e 25-vjeçares, e cila momentalisht jeton në Gjermani.

NGJARJA

Dy grupe të ndarë në dy autobusë ishin nisur herët në mëngjes drejt Holtës. 33 turistë nga Lushnja dhe Puka kanë mbërritur në Holtë dhe kanë nisur të shijojnë bukuritë e natyrës si edhe rrjedhën e ujit që, fatkeqësisht, të dielën ishte shumë i egër për shkak të shirave me shtrëngata. Një grup turistësh kanë hyrë në ujë, mes tyre edhe 25-vjeçarja nga Lushnja.

Tmerri, ulërimat kanë përfshirë zonën ku uji rrëmbeu 25-vjeçaren me profesion fizioterapiste, katër fëmijë dhe dy të rritur.

Lexo edhe:

Turistja e huaj gjendet e vdekur në një apartament në Vlorë

Dëshira e babait shqiptar që humbi të birin në Greqi: Zemra e djalit tim të dhurohet

Burime në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se ndërsa pa motrën që po e merrte uji me vërshim, vëllai i saj është hedhur për ta shpëtuar. Bashkë me të dhe një i afërm i tyre, por nuk ia dolën dot. Trupi i 25-vjeçares u zbulua rreth 500 metra larg vendit, ku ishte marrë nga rrjedha. Mjetet e ambulancës, zjarrfikëset e Gramshit, polumbarët mbërritën në vendin e ngjarjes.

Nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës, ndërsa vëllai i saj mundi të shpëtojë. Për shpëtimin e personave të rrezikuar nga mbytja për shkak të rritjes së ndjeshëm të nivelit të ujit, ndërhynë polumbarët dhe forcat e RENEA-s.

Personat e rrezikuar kishin humbur kontaktet dhe shkak ishte bërë rryma e fuqishme e ujit. Ndërkohë, vëllai i 25-vjeçares gjatë përpjekjeve për të shpëtuar motrën ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye u dërgua në Spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ka ardhur për shkak se turistët nuk kanë pasur informacion për terrenin e vështirë dhe nivelin e ujit që ishte rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të një nate më parë.

Mësohet, se dy grupet ishin të ndarë në autobusë, në 18 dhe 15 persona, por që nuk kanë pasur njohuri rreth zonës dhe janë shpërndarë në grupe të njohurish. Zona në fjalë nuk ka mundësi komunikimi me telefon, çka ka vonuar edhe lajmin drejt Policisë dhe ambulancës së Gramshit.

Fatmirësisht, grupet e shpëtimit arritën që të nxirrnin nga kanionet fillimisht katër fëmijët, ndërsa më pas vëllanë e viktimës edhe mikun e familjes, ndërsa 25-vjeçarja u gjet e pajetë. Ndërsa turistët e tjerë që ishin pjesë e dy grupeve që po vizitonin Kanionin e Holtës mësohet se nuk kanë pasur probleme.

Gjithsesi, Policia ka vijuar krehjen e zonës për t’u siguruar se nuk ka persona të tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Vitet e fundit kanionet janë kthyer në një nga vendet më të vizitueshme të turistëve vendas dhe të huaj./Panorama/

 

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turistja e huaj gjendet e vdekur në një apartament në Vlorë

12:51 : 14/06/2025
AKTUALITET

Dëshira e babait shqiptar që humbi të birin në Greqi: Zemra e djalit tim të dhurohet

12:48 : 14/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani prezanton afrimin e 3-të të merkatos, detajet e kontratës

12:40 : 14/06/2025
AKTUALITET

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

12:39 : 14/06/2025
AKTUALITET

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

12:17 : 14/06/2025
Para

“O të na vrasin ata o do i vrasim ne”/ Rebelohen banorët e Astirit, ultimatum qeverisë

TË GJITHA

Turistja e huaj gjendet e vdekur në një apartament në Vlorë

12:51 : 14/06/2025

Dëshira e babait shqiptar që humbi të birin në Greqi: Zemra e djalit tim të dhurohet

12:48 : 14/06/2025

Zyrtare/ Partizani prezanton afrimin e 3-të të merkatos, detajet e kontratës

12:40 : 14/06/2025

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

12:39 : 14/06/2025

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025

Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

12:17 : 14/06/2025

U vihet flaka mbetjeve në Këlcyrë/ Shehu: Vjosa në rrezik nga dora kriminale e Lubi Kumbaros

12:09 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com