Akuzat për shpërdorim detyre/ Gjykata e Vlorës pushon çështjen për ish-kryebashkiakun socialist

Gjykata e Vlorës ka pushuar çështjen penale për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për shpërdorim detyre për dhënien me koncesion të parkimeve në Vlorë për 15 vite.

Së bashku me të akuzoheshin edhe 7 zyrtarë të tjerë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

LEXO EDHE  Kryemadhi: Bazën e mbrojtjes civile, Edi Rama ia dha klubit “Partizanit” të Olsit

Pushimi i çështjes për Gjikën është vendosur nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, duke mos e kaluar çështjen për gjykim. Ndërkohë pritet që vendimi i pushimit të akuzës të ankimohet nga prokurori i çështjes, Alber Kuliçaj.