• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

SPAK-un e ka frikë vetëm SPAKU

16:33 : 13/07/2019
në OP-ED, VETTING

Nga Basir Çollaku 

SPAK në emra, përvojë, në trashëgimi dhe prtishmëri kush do firmosë prej tyre kryearrestet??!!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur 21 intervista, përjashtuar një nga aplikuesit prokurorë, të cilët do të jenë së shpejti Prokurorët Specialë, nga ku ne presim vezën e Kolombit. Hajër qoftë. Nuk do gjykojmë as paragjykojmë kurrnjërin prej tyre. Por le të mos rrimë pa thën ide, fakte, medime, rreth pritshmërisë. Sepse nëse nuk ke bërë asgjë diku, nuk ka asnjë arsye dhe motiv, të të thërrasin për ta bërë të njëjtën asgjë, diku tjetër. Sepse nuk ka asnjë politikan të arrestuar dhe asnjë pasuri e tyre e sekuestruar. Asnjë. Nëse ata do kenë frikë për të bërë gjënë e thirrur, atëherë ata do të jenë të vetmit që kanë frikë nga SPAK..

Kandidatët e intërvistuar janë
1-Ened Nakuçi, 2-Enkeleda Millonai, 3-Enkeleda Xhengo, 4-Klodian Braho 5-Elisabeta Imeraj 6-Ndini Tavani 7-Vladimir Mara 8-Dritan Prençi 9-Maksim Sota.10- Altin Dumani 11-Arben Kraja 12-Anton Martini 13-Anita Jella 14-Besim Hajdarmataj 15-Donika Prela, 16-Doloreza Musabelliu 17-Besnik Muçi 18-Dorina Bejko 19-Edvin Kondili,20-Elida Kaçkini 21-. Manjola Kajana 22-Behar Dibra ende pa intervistuar

Kur u krijuan Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda në 2004, u tha se do të bëhej nami. U bënë shumë Task Force rrugës, prapë nami, tani do kemi SPAK prapë i njëjti nam do bëhet sipas pritshmërive. Duhet kujtuar se të njëjtët ndërkombëtarë dhe politikanë kombëtarë i kanë ngritur të gjitha. SHBA dhe BE kanë investuar miliona dollarë. Njerëzit u përzgjodhën nga sistemi, njëllloj siç po bëhet tani.

Lexo edhe:

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

Të ftillojmë pak kujtesën dhe axhendën e mundshme të ngjarjeve në drejtësi të pritura të ndodhin. Ashtu si gjithmonë në këto dekada është shpresuar shumë për të bërë sadopak drejtësi. Veprat e rënda penale, trafiku i drogës, krimi i organizuar, pastrimi i parave, terrorizmi, në fakt kanë qenë tagër i Krimeve të Rënda. Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, gjendja rreth këtyre veprave dukej mjeruese.

Deri më 12 korrik 2019, kanë bërë intervistat e para 22 prokurorë nga ku do të formësohet struktura e re. Ka në këtë përzgjedhje mjaft emra të cilët profesionalisht ngjallin besim, se mund të jenë firmëtarë e arrestimeve të mëdha. Prokuroria për Krime të Rënda dhe Gjykata po për Krime të Rënda kanë qenë në këto 15 vite institucionet të cilat kanë bërë më shumë se kushdo tjetër në lëmin e të drejtës për të ndëshkuar krimin. Sigurisht Shullazi, Dajti, Lul Berisha, Frrokët, Ndokët, Avdylët, Balili, Habilajt, Kanani në Fier, Bajrët në Shkodër, e shumë të tjerë, janë dosje të Krimeve të Rënda dhe është bërë shumë, janë dhënë plot dënime. Arkivi ka pafund vëllime të tjera hetimore, ku dënimet nuk kanë munguar. Si po gatitet SPAK?

Sipas asaj çka shkruhet në faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatët janë pyetur për karrierën e tyre dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë punës në sistemin e drejtësisë, si dhe për dosjet e bujshme që kanë hetuar dhe janë në pritje të pikëzimit nga Këshilli javën e ardhshme. KLP thotë se kandidatët duhet të plotësojnë dy kushte kryesore për të qenë pjesë e SPAK, të kenë kaluar Vettingun, si dhe të kenë marrë pikë të mjaftueshme në procesin e pikëzimit, që lidhet me dosjet që prokurorët kanë hetuar dhe me kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Tani nëse nuk ndryshon vullneti politik, më thoni përfundimin e një filmi ndryshe kur e shohim herën e dytë??!

Përse?

Krimi i organizuar, trafiku i drogës, pastrimi i parave, terrorizmi, veprat e rënda dhe konsumuesit, prodhuesit e tyre kaë shtuar. Prokurorët e SPAK do të jenë thuajse ata të Krimeve të Rënda me ndryshime të papërfillshme. Gjyqtarët njëlloj të ngjashëm. Britmat e suksesit ende pa marrë asnjë dosje nëpër duar, janë një eufori dërrmuese. Pa i quajtur të paaftë, sepse ka vërtet cilësi profesionale mes tyre, përse ish-SPAK-istët, dikur Krime të Rënda, nuk na thanë nëse është fajtor ose jo Sajmir Tahiri kushëriri kumbar i trafikantëve dhe vetë i pandehur si tillë.?! Kohë ta çuar dëm kanë shpenzuar mjaft, duke u bindur porosive politike, apo e kanë nisur të tillë hetimin, duke mos mundur të marrim vesh nga Gjykata se ku dhe kush janë përgjegjësitë penale. Asnjë gjë në torbë në rastin e Fatmir Xhafës, për lidhjet në pasuri me të vëllanë të dënuar si trafikant droge. Po Vangjush Dakon a do ta hetojë më mirë SPAK se Krimet e Rënda, sepse me formësimin e strukturës së re, e vjetra shuhet sipas ligjit. Po Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetjan, Elvis Roshin, Tërmet Pecin, Pjerin Ndreun, Ulsi Manian, Sadri Abazin, Erjon Veliajn, Ilir Beqajn, Alket Hysenin, Mimi Kodhelin, ?? Çfarë vullneti do të merrnin nga Edi Rama, prokurorët e SPAK, të njëtët që kanë pasur nëpër duar këto subjekte dhe dosje? Kush prej tyre do ta thërriste Edi Ramën të dëshmojë në SPAK, kur nuk e bëri nga 11 shtatori 2016, te Krimet e Rënda? Sa prej shumicës dërrrmuese të listës e pakaluar në vetting beson sot se kalueshmërinë e tij nuk e ka në dorë personalisht Edi Rama?

Po ju referohem atyre të dhënave të konsultuara në faqen zyrtare të Këshillit të Prokurorisë për intervistat e spakistëve.

Klodian Braho po heton ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-eprorin e tij, ndërsa më herët ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtim të paligjshëm. Nuk përmendej aty hetimi për dosjen e ish-minsitrit Ilir Beqaj, të cilin e kemi nxjerrë akullore të pastër, ndonëse në mjaft përgjime përmbajtja është tjetër rrëmet. Nuk thuhet as se ka ndër duar dosjen 184 më të nxehtën e politikës dhe vjedhjes së vullnetit për të bërë pushtet. Në asnjërën prej tyre deri më tani nuk ka duartrokitje profesionale. Ndoshta pushteti. Prokurori Ened Nakuçi prezantoi para Këshillit dhe misioneve ndërkombëtare dosjet që ka hetuar ku përfshihen operacioni ‘Sunrise’, arrestimi i Fatos Selmanit, çështja e Klemend Balilit dhe çështja që njihet si ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Së paku Balili dhe Hakmarrja janë një histori aspak suksesi. Hakmarrja është e pafajshme e gjitha dihet se krime të rënda ka bërë dhe kush është garanti politik. Kjo zgjaton dyshimin se asgjë e re nuk do të ndodhë nën këtë spakist. Një mjaftueshmëri për të mos konkuruar aspak. Nuk e kanë pyetur KLP e nderuar se përse u largove me leje gjashtëmujore shëndetsore kur u bë katrahura te Krimet e Rënda për dosjen Shullazit. Moslargimi ndoshta do ta kishte kursyer kaosin dhe porosinë.

Për prokuroret Enkeleda Millonai dhe Enkeleda Xhengo, pyetjet e KLP-së kanë qenë të përgjithshme: A keni ndjerë presion dhe ka ndikuar në vendimarrjen tuaj? Çfarë mendoni se duhet të funksionojë më mirë në bashkëpunim me autoritetet e tjera? Çfarë kontributi mendoni se do t’i jepni SPAK-ut? Si i vlerësoni rezultatet tuaja të arritura deri tani? Pyetjet do marrin përgjigje më vonë mbase. Për Minollain një ish drejtues policie ka bërë kallzim penal duke pretenduar shpërdorim detyre nga ana e saj. Anton Martini, shef sektorit të trafiqeve te Krimet e Rënda, rikthyer pas largimit në Prokurorinë e Shkodrës ku u largua sapo holloi dosjen e Vangjush Dakos, të cilës nuk ia ndryshoi temperaturës për mirë asnjë sekondë. Me dosjen e Zaganit dhe të Tahirit, nuk bëri më shume se zbatoi porosi politike. Asnjëherë nuk na tha Prokuroria nëse në pamjet dhe regjistrat e Ministrisë së Brendshme sa rezultonte numri i herëve që prokurori Martini, shkonte te ministri për tu këshilluar për hetimet.Dritan Prençi dhe Vladimir Mara ndonëse kanë kryedosjet e Krimeve të Rënda brenda, janë mbytur nga propaganda më shumë se nga rezultatet dhe nga shkresat absurde për mospublikime mediatike të shqetësimeve të qeverisë. Donika Prela është ndoshta ajka e sponsorizimit politik të qeverisë për të qenë pjesë e SPAK. Sajmir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, e plot ministra ia kanë parë pikën e hajrit bindjes së saj për të ftohur sikletet dhe vijuar rehatinë mbi ligjshkeljet e rënda. Vettingu e spikati si etiketa Shqipëri hesapi. Elisabeta Imeraj drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës u emërua në një detyrë për tu larguar nga dosja Tahiri. Hetimi për lobingun e PD ku diskutueshëm është marrë në hetim kreu i opoiztës Lulzim Basha ka “kompromentuar” vulnetin e ekipit hetimor, të cilëve nuk u ka munguar diversion ndaj eprores Imeraj. Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Krimeve të Rënda, që mund të kishte firmosur urdhëraarrestesh politikanësh më herët por kur do të vendoste ndoshta të bënte pa hezitim këtë, e larguan. Edvin Kondili nga dosjet e Rënda ku spikat “Maminasi” me 613.5 kilogramë kokainë nuk ka kaluar tërësisht pa kontestime. Në një hulmtim më të detajuar ka dhe mjaft nga emrat e tjerë nga kjo listë konkuruese të cilët nuk u ikin dot mëkateve. E sa i përket Këshillit të Prokurorisë, ai është bekuar dhe buruar nga qeveria, ku Sigurimi i Shtetit dhe Soros kanë përfaqësuesit e tyre në marrje vendimesh..Unë do doja që SPAKU të arrestonte majtas e djathtas mëkatarë të ligjeve. Sepse ka me kamiona mundësi. Por duhet ta nisnin nga vetja me hedhjen e gurit nëse..

/shijaktv.al

Lajme të lidhura

BOTA

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025
AKTUALITET

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025
AKTUALITET

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025
AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025
AKTUALITET

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025
Para

Ja ku po i kalon pushimet Kujtim Gjuzi (Foto)

TË GJITHA

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025

Largohet shiu, java e ardhshme nis me mot të kthjellët

15:12 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com