Tirana për rekord. Detaji nuk u shpëton mediave sportive. Paradite prezantohen lojtarët me fanellat e “Macron”-it, ndërsa pasdite skuadra del në stërvitje me fanellat “Uhlsport”.
Kështu, të mërkurën klubi zyrtarizoi pesë firma dhe tri konfirmime, por të gjithë lojtarët kishin veshur fanellën e vjetshme, atë të sponsorit “Macron”. Pasdite ekipi zbriti në stërvitje dhe, ndryshe nga paraditja, lojtarët dhe trajnerët kishin veshur “Uhlsport”.
Në fakt, kompania e dytë do të jetë sponsori teknik i Tiranës, por bardheblutë në mungesë të fanellës zyrtare të sezonit të ri apo moszbulimit të saj, kanë vendosur që lojtarët t’i prezantojnë me fanellat e vjetra.