Elisa Spiropalit nuk i janë vënë me bukë në trastë vetëm opozitarët që e akuzojnë për kohën kur ishte drejtoreshë doganash, për tenderat në ujësjellësin e Fierit, madje dhe me goditje poshtë brezit sikur del në përgjime rozë që mund ti prishin familjen.
Ish mjaftistja duket se nuk i ka punët mirë as brenda gradhit të vet. I pari që e vë në lojë është vetë Edi Rama. Nisur nga fakti që ajo u bë barcaletë, kur e quajti publikisht kryemininistrin “Skënderbeu ynë”, Rama e thërret shpesh në takime me njerëzit si Mamica (motra e heroit kombëtar) për tu njësuar bashkë më shigjetuesit e rrjeteve sociale, që e kanë shndërruar Elisën në tragetin e tyre.
Por gjëja më e rëndë, që po i vjen nga familja e saj politike është se partia ka vendosur ta nxjerrë Elisën të thotë budallallëqet që nuk mer përsipër kërkush tjetër që ti nxjerë nga goja.
Ja pëshembull këtë të premte, ajo doli prapë për të lexuar një tekst që ia kishin parapërgatitur.
Dhe çfarë i kishin shkruar aty?
Gjënë më të habitshme në botë: se hapja e 11 kutive të Lezhës tregoi se zgjedhjet që Rilindja organizoi me veten e saj, janë të rregullta.
“Nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë krejtësisht të njëjtat vota. Vetëm në njërën prej tyre ka pasur një parregullsi, por asnjë prej atyre votave nuk kanë shkuar në favor të kandidatit të PS, Pjerin Ndreu. Faktet janë kokëforta. Shqiptarët e kanë kuptuar hallin e Berishës, Bashës, Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë. 30 qershori ishte një ndarje e prerë nga e shkuara. Shqiptarët në masë refuzuan dhunën duke u ndarë përfundimisht nga e kaluara”, lexoi Spiropali.
Nuk është nevoja këtu të thuhet atë që ishte paralajmëruar që një ditë më parë se rilindasit organizuan farsën brenda farsës, duke hapur vetëm ato kuti që do i mundësonin të artikulonin këtë alibi, duke anashkaluar faktin se rrefuzuan të hapin kuti të tjera. Kjo s’ka nevojë për koment. Por pyetja është: pse edhe këtë broçkull kaq të trashë dhe banale, prapë e ngarkuan mbi kurrizin e palodhur të Elisës?
Pse e kanë katandisur deri në atë pikë, sa që ata që zihen në studio televizive të ofendojnë njëri tjetrin me shprehjene Kapexhiut: “Je bërë si Spiropali”?
Pse edhe njëherë ofendimet, psherëtimat, dhe pështymat e të gjithë që nuk durojnë dot ti fyhet inteligjenca përmes ekranit, duhet të bien mbi surratin e saj?
Pse detyrimin e artikulimit të idiotësive, rilindasit nuk e ndajnëjë në mënnyrë të përpjestuar ashtu si përfitimet, por e lënë vetëm mbi njërën prej tyre?
Pra vërtet, mund të thuhet me plot gojën se opozitarët dhe ata që nuk duan Ramën, shpesh i kanë rënë më qafë ish drejtoreshës së doganave duke i kaluar kufijtë e etikës, por ama, nga ana tjetër, ai vetë e ka bërë atë si mish për top për të shfryrë mllefin e turmave. Kjo nuk mund të mohohet. Eshtë kryeministri që po e masakron Elisa Spiropalin, duke e vënë atë në rolin e pamunduar, të atij që do tu kumtojë budallallëqet më të mëdha shqiptarëve.
/Lapsi.al