Gjykata e Elbasanit ka konfirmuar mandatin e fituar nga kandidati i PS për Bashkinë e Librazhdit Kastriot Gurra, në votimet e 30 qershorit.
Gjyqtarja Zamira Vyshka ka konfirmuar mandatin e Gurrës me vendimin marrë ditën e sotme, pas kërkesës së dorëzuar nga vetë Gurra në gjykatë, për vërtetimin e mandatit.
Dje, Gjykata e Elbasanit konfirmoi mandatin e Gledian Llatjes si kryebashkiak i Elbasanit. Ndërsa sot, Gjykata e Pukës konfirmoi mandatin e Gjon Gjonajt.