Boldnews.al
Deportohet nga SHBA-ja një prej pjesëtarëve të grupit ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.
“Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale ‘Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Prodhimi i armëve luftarake’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, ‘Pjesëmarrja në bandën e armatosur'”, njoftoi Policia.
Arratia dhe arrestimi në SHBA
Në 20 dhjetor 2017, dy vjet muaj pas ngjarjes, policia njoftoi arrestimin e Hirës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai kishte hyrë ilegalisht në SHBA ku qëndronte duke iu fshehur drejtësisë. Lokalizimi dhe identifikimi i të kërkuarit është bërë bazuar në gjurmët e gishtave të të dyshuarit.
Vrasja në Lazarat
Sipas hetimeve të prokurorisë, më datë 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, kanë qënë të planizuar me shërbim forca të policisë të FNSH të cilat ishin ndodheshin të vendosur në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit” dhe “Kryqëzimi i Përroit të Kordhocës” dhe ndërkohë që vazhdonin sherbimin, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar. Po kështu në orën 04:44 një grup tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.
Në këto rrethana, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ngritur grupi i drejtimit dhe janë marrë masa për mbajtjen në rrethim të personave të armatosur, të cilët qëllonin me armë në drejtim të policisë dhe në bashkëpunim me forcat e policisë “Renea” është hartuar plani i operacionit për kapjen e këtyre përsonave.
Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është konstatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xhulio Malo.
Gjatë udhëtimit në drejtim të fsahtit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti Volsëagen me targa MB xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.
Në vijim forcat e policisë, kanë bërë kqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xhulio Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike lëndë narkotike “Kokainë”, nderkohë që vazhdoi kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.
Nga hetimi ka rezultuar se disa te rinj kishin rreth 6 muaj qe pergatitej per te sulmuar dhe luftuar forcat e policise se shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se meparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundesia per kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Dy organizatoret e kesaj veprimtarie kriminale jane shtetasit Alban Aliko dhe Arbion Aliko. Rreth ores 00.00 te dates 23.06.2015, grupi i personave te armatosur jane pozicionuar ne vendin e quajtur Shkolla e re dhe kane vazhduar te qellojne me arme zjarri ne ajer deri rreth ores 06.00 te dates 23.06.2015.
Nga hetimet e kryera gjatë datave 25.06.2015 e në vijim janë mbledhur prova të tjera të cilat provojnë tej çdo dyshimi se organizator të këtij grupi te strukturuar kriminalkanë qënë shtetasit Arbjon e Alban Aliko.
Këta shtetas, prej disa muajsh kanë filluar përgaditjen e një plani kriminal me qëllim goditjen ndaj forcave të policisë. Për këtë, ata kanë kryer veprime konkrete, e konkretisht;
-Kanë rekrutuar shtetas të ndryshëm nga fshati Lazarat, të cilët do ti bashkëlidheshin sulmit ndaj policisë së shtetit.
-Kanë siguruar armatimin e nevojshëm për të kryer sulmin.
-Kanë siguruar mjetet e tjera mbështetëse si makinat, veshjet, maskat, etj.
-Kanë studiuar vendin, kohën dhe mënyrën për kryerjen e sulmit, etj
Nga hetimi ka rezultuar se te pandehurit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko kane bashkepunuar me te hetuarit Bajram Bocia, Elvis Bocia, Xhulio Malo, Elson Kazma, Klodjan Selimi, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj, Oltjon Proko dhe Iljaz Xhaferraj, por edhe me persona te tjere te paidentifikuar, ne formen e grupit te strukturuar kriminal, me qellim fillimisht per te kundershtuar me dhune dhe me arme punonjesit e Policise se Shtetit.
Ata i kane finalizuar veprimet e tyre kriminale ne darken e dates 23.06.2015, ku te gjithe kane marre pjese aktivisht ne kundershtimin me dhune dhe me arme te punonjesve te Policise se Shtetit dhe me pas me largimin e te pandehurve Klodjan Selimi, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj, Oltjon Proko, gjate oreve te para te dates 24.06.2015, veprimet e metejshme kriminale te cilat rezultuan me pasoje vrasjen e nje punonjesi policie, dhe tentativen per vrasje ndaj 5 punonjesve te tjere te policise, jane kryer nga te pandehurit Arbjon Aliko, Alban Aliko Bajram Bocia, Elvis Bocia, dhe Elson Kazma.