• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta apo Rama dhe Ulsiu në mes

03:00 : 09/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të dyja palët të tregojnë Kushtetutën, ligjin, shtetin e “së drejtës”, burgun, frikën, kërcënimin dhe shantazhin. Presidenti apo kryeministri? Dikush duhet të triufojë, njëri do humbë, të dy të fituar nuk mund të dalin në këtë konflikt i cili kërkon një kokë.

Gjithaçka kulmoi me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Presidentit të Republikës dhe caktimit të datës 13 tetor për zgjedhjet lokale. Rama e konsideroi vendim antikushtetues që në fillim dhe mjaftoi kjo fjalë e tij për të vënë të gjithë institucionet në garë se kush do të tregohej më i zellshëm para kryeministrit. KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe çdo institucion tjetër, përfshi edhe deputetët u vetëofruan në histerizmin kundër institucionit të Presidencës.

Kryeministri ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta në një komision hetimor që do të drejtohet nga Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, që më së paku ka një “cen” në lidhje me audiopërgjimet e vitit 2016 ku flet për transferim të drejtuesve të policisë, si shpërblim për ndikimin e tyre në rezultatin zgjedhor në këtë bashki në favor të Rilindjes.

Për PS-në kjo nuk mund të quhet “damkë”, por meritë, pasi tregon sellshmërinë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht e formë, blerje e shitje, shantazh dhe konflikt interesi. Bashkë me Manjën do jenë edhe nëntë anëtarë të tjerë në komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ku katër prej tyre do përzgjidhen nga e vetëshpallura “opozita e re”.

Lexo edhe:

Italia e dëboi pas dënimit për grabitje dhe krime të tjera, shqiptari rikthehet ilegalisht! Arrestohet

‘Tradhtar i shkallës më të lartë’, Berisha: Rama më i zi se Vuçiçi

Nga ana tjetër, presidenca sot doli më nje deklaratë të gjatë ku shpjegon arsyet ligjore dhe politike që Meta anuloi datën e zgjedhjeve. Sado ti referohen ligjeve apo neneve, kjo nuk është një betejë e mirëfilltë ligjore, por konflikt i kahershëm mes kreut të shtetit dhe kryeministrit të vendit. Rama dhe Meta kanë shkuar në një trajektore dashuri dhe urrejtje për shumë vite. Urrejtja ka qenë e fortë në deklarata të ashpra mes tyre, ndërsa “dashuria” ka ardhur atëherë kur të dy synonin pushtetin, për ta ndarë më pas në bashkëqeverisje.
Të dyja palët po bëjnë llogaritë e forcës së tyre. Rama mendon se duke i pasur të gjithë institucionet nën kontroll do e kopsisë çështjen në aspektin ligjor, por çedimi në atë moral do jetë edhe më i madh se vetë zullumet e krijuara deri më tani.

Presidenti nga ana e tij deri më 30 qershor mbajti kostumin presidencial, duke u treguar i matur, bërë thirrje disa herë për dialog dhe pasur zgjedhje me standarde, të paktën alternativë përzgjedhëse nga ana e qytetarëve, por nuk ia arriti, dhe ndoshta më mirë për të, në aspektin politik. Fakti që pas 30 qershorit Meta është zhveshur nga aureola institucionale, po e bën më të drejtëpëdrjetë në konfliktin e hapur me kryeministrin.
Votimet e 30 qershorit e kthyen pas Shqipërinë në kohë, ku më shumë se gjysmën e bashkive të vendit kishte vetëm një kandidat, si përfaqësues i PS-së. Edhe në këto votime, ku vetë firmosnin, vetë vulosnin, vetë votonin e vetë numëronin, Partisa Socialiste nuk u shpëtoi tundimit të manipulimit të votimeve. Në shumë bashki janë gjetur më shumë vota se votues të deklaruar.

Në këtë konflikt, moralisht aktorët dhe faktorët politik po vijojnë degradimin para syve të qytetarëve, ku këta të fundit edhe nën trysninë e tmerrshme të pushtetit, refuzuan të beheshin pjesë e një procesi votimesh nga më absurdët që ka njohur ndonjëherë vendi.
Kryeministri kohët e fundit po qëmton në “google” për të huazuar shprehje të politikanëve të mëdhenj që kanë bërë historinë botërore, por edhe aty nuk ka sqimë, ku herë citon Çërçëllin, e herë gjyshen e tij. Fundi? Një histori që do mbyllet me një të humbur, që mund të hapë rrugën e humnerës edhe pjesës tjetër të moçalit politik të një instilacioni të shëmtuar me ngjyrat e Rilindjes.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Italia e dëboi pas dënimit për grabitje dhe krime të tjera, shqiptari rikthehet ilegalisht! Arrestohet

12:04 : 17/06/2026
AKTUALITET

‘Tradhtar i shkallës më të lartë’, Berisha: Rama më i zi se Vuçiçi

11:59 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

11:48 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ylli Murati plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, i vëllai me të shkuar të errët

11:44 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
AKTUALITET

Bie nga skela në vendin e punës, plagoset rëndë 45-vjeçari në Memaliaj

11:33 : 17/06/2026
Para

“Gafat” e EURALIUS, të gjitha në favor të Edi Ramës

TË GJITHA

Italia e dëboi pas dënimit për grabitje dhe krime të tjera, shqiptari rikthehet ilegalisht! Arrestohet

12:04 : 17/06/2026

‘Tradhtar i shkallës më të lartë’, Berisha: Rama më i zi se Vuçiçi

11:59 : 17/06/2026

Ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

11:48 : 17/06/2026

Ylli Murati plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, i vëllai me të shkuar të errët

11:44 : 17/06/2026

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026

Bie nga skela në vendin e punës, plagoset rëndë 45-vjeçari në Memaliaj

11:33 : 17/06/2026

Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku zbulon se grupi Bajri po e kërcënon me jetën e familjarëve

11:25 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet