Një person ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Kuçovës, për shkak të temperaturave të larta. 77-vjeçari Ferit Kuçi, nuk ka arritur të përballojë temperaturat e larta dhe ka rënë pa ndjenja në tokë. Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit por ka arritur pa shenja jete.
Sipas mjekëve i moshuari ka humbur jetën për shkak të zmadhimit të zemrës nga temperaturat e larta.













