Duket se ngrohja globale nuk do të kurseje as vendet më të ftohta dhe veriore.
Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës – që njihet për temperatura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës – po përjeton një nxehtësi rekorde.
Temperaturat në Anchorage më 4 korrik arritën në 32,22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin paraprak prej 29,44 gradë, që kishte ndodhur më 1969.
Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta.
Shkencëtarët thonë se Alaksa – që shtrihet në Rrethin Arktik – po ngrohet dy herë më shpet sesa mesatarja globale.
Kujtojmë se Donald Trump e ka tërhequr SHBA-në nga pakti i Parisit për të ulur gazrat të cilët demtojnë atmosferën dhe vrimën e ozonit.













