Një trup i pajetë që i përket një burri rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, u gjet mëngjesin e sotëm jashtë kasolles ku jetonte në fshatin Kefalovrysos, në Trikala në Greqisë.
Kufoma u gjet në një fazë dekompozimi, pamja e të cilës ishte tronditëse Nga hetimet e para dyshohet që vdekja mund të ketë ndodhur rreth 48 orë më parë.
Sipas portalit grek, “trikalavoice.gr”, pak pas orës 8.30 të mëngjesit , trupi i 45 vjeçarit, me origjinë shqiptare, u gjet jashtë kasolles ku ai jetonte.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe as identiteti i viktimës, ndërkohë autoritetet helene po vazhdojnë hetimet.















