• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Patozi i Bindjes, e çon deri në fund shërbimin ndaj Ramës

15:58 : 06/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

I gjithë shteti u vu në lëvizje. Pushteti nuk la gurë pa lëvizur, që në orët e fundit të përfundimit të afatit të regjistrimit të partive në Gjykatë dhe më pas edhe në KQZ, të sillte një krijesë të saj. Bindja Demokratike u quajt, me drejtues Astrit Patozin, ish-Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, qejfmbetur deri në urrejtje pasi nuk u përfshi në listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2017.

Kur e gjithë opozita zyrtare braktisi procesin në grup për zgjedhjet lokale, Ramës i duhej një subjekt që të quhej gjoja opozitë dhe aty u vetëofrua me “çmimin tavan”, Patozi, tashmë i rilindur. Aq absurde ishte e gjithë kjo fushatë sa edhe firmat për krijimin e partisë u falsifikuan, të paktën sipas disa personazheve që ngritën pretendimin se nuk kishin firmosur për krijimin e këtij subjekti, por panë që emri i tyre u doli në listë.

Gjithashtu pushteti në këtë marrinë të orëve të fundit, për të emëruar opozitë, kishte një “mik të fortë” në KQZ, një farë Denar-Denar…, që nuk lë “tren Rilindje” pa i hipur, sepse ai është gjithnjë në stacionin e pushtetit të Rilindjes, ndaj subjekti politik mori formë zyrtare.

Por a i legjitimon Patozi votimet e 30 qershorit? As që mund të çohet në mendje diçka e tillë, por në pjesën procedurale, ai po vë sërish një tullë në “kalanë bunker” të pushtetit absolut të Ramës. Me një kredo morale dhe politike mëse të cunguar, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi tha se zgjedhjet (votimet) ishin të cunguara dhe manipuluara

Lexo edhe:

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

“Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-ja dhe KZAZ-të socialiste, me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve”, shprehet Patozi.

Sipas tij, aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga KQZ që Bindja të kishte një sy në administrimin e zgjedhjeve,

“Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës”, argumenton Patozi.

Janë paraqitur 41 ankimime për parregullsi në zgjedhje nga Bindja Demokratike. Por kjo është sërish një lojë, një farsë e madhe, që në çdo rast mbetet mbështetje për Edi Ramën dhe për të legjitimuar një proces që vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Duke bërë ankimim në KQZ, ata e kanë të sigurt se çdo kërkesë do të rrëzohet, ku katër anëtarët e PS-së në komisionin epror të administrimit të zgjedhjeve do të votojnë kundër.

Patozi po i bindet deri në fund Ramës me “Bindjen” e tij, pasi po ndjek rrugën institucionale për çështjen e 30 qershorit. Vetëm në këtë mënyrë sigurohet një lloj legjitimiteti mëse absurd, por sa për të qenë në rregull me letra. Nëser Rama do thotë: “ Ishte një proces me konkurrim, Bindja Demokratike paraqiti ankesat dhe ishin institucionet që u shprehën”.

Sigurisht këtu nuk mund të lërë pa dhënë vulën e saj të turpit edhe Kolegji Zgjedhor. Tashmë është e qartë që pasi pretendimet e “Bindjes Demokratike” të rrëzohen në KQZ, çështja do të përfundojë në Kolegjin Zgjedhor. A do ketë surpriza? Me siguri që jo, ushtarët e bindur të Rilindjes po përdorin deri në fund “Bindjen” e Patozit për të tentuar legjitimimin edhe në anën procedurale të një procesi të dështuar që në nisje. Por faqja e “nxirë” e një subjekti politik do të sterrohet edhe më shumë. Ndoshta ky ishte pakti “Titi-Edi”, që në fillim.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026
AKTUALITET

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
Para

Ish-ministri dënohet me 5 vite burgim për abuzim seksual

TË GJITHA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş