Mediat maqedonase raportojnë se ditën e sotme në orën 20”30 do të publikohet një audiopërgjim, i lidhur me një person mjaft të afërt me kryeministrin Zoran Zaev.
Sipas mediave audiopërgjimi bën fjalë për shkelje të rënda ligjore.
“Incizimi posedon pjesë problematike që japin indikacione për shkelje të ligjeve dhe për vepra penale”, shkruajnë mediumet në gjuhën maqedonase, thuhet në mediat maqedonase.
Për momentin nuk bëhet i ditur emri i personit për të cilin do të publikohet audiopërgjimi.