• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kasaphana në Kavajë, ja ku dyshohet si i ka rrënjët krimi

20:51 : 04/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

25-vjeçari që vrau babain del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

Vrasja e një kalimtari në Kavajë pas përplasjes mes dy bandave ka shkaktuar shumë zemërim. Fotot e tij me qesen e bukës janë shpërndarë qindra herë. Sipas BIRN, ka dyshime se një prej personave të përfshirë ka qenë më parë në Holandë dhe mund të ketë qenë pjesë e një grupi që merrej me aktivitet të paligjshëm. Dyshimet janë se bëhet fjalë për përfshirje në trafikun e drogës.

Një kalimtar i rastit mbeti i vrarë, ndërsa pesë persona u plagosën, gjatë një përplasje me armë mes dy grupesh të rinjsh në qytetin e Kavajës. Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes në hyrje të qytetit dhe sipas policisë nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Ramazan Haslliu, i cili po kalonte rastësisht ndërsa u plagosën pesë persona të tjerë, disa prej të cilëve po ashtu të papërfshirë në ngjarje.

Nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit Marius Aliu dhe Denis Aliu. Shtetasi Marius Aliu (autori i dyshuar i vrasjes), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur”, njoftoi policia.

Të plagosurit u identifikuan si Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdini,  Erald Hyka, dhe Marius Aliu.

Aktualisht njësia e policisë “Shqiponja” po mban në monitorim Spitalin e Durrësit dhe një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së kalimtarit. Qytetarë në Kavajë përshkruan se qyteti është tronditur nga përplasja me armë. Ata e interpreruan si përplasje të rinjsh. BIRN mësoi nga banorë që kërkuan të mos identifikohen se bëhej fjalë për një konflikt mes vëllezërve Aliu dhe Hyka.

Drejtoresha e Spitalit Durrës, Nadire Jani, konfirmoi për BIRN se të pestë të plagosurit, përfshi një prej të dyshuarve si autorë, janë shtruar në spital dhe pas ekzaminimeve do vijojnë trajtimin e mëtejshëm.

BIRN mësoi se të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin e Durrësit, për të larguar mbetjet e plumbave nga gjymtyrët. Aktualisht njëri prej të plagosurve ka kërkuar që të largohet drejt një spitali privat në Tiranë, për të ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të mëtejshme në këmbë.

Policia arriti të arrestoj në vend njërin prej dy vëllezërve të dyshuar për krimin, pasi ai mbeti i plagosur, ndërsa bëri me dije se është në ndjekje të tjetrit. Po ashtu policia tha se ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar dhe ka shoqëruar disa persona me dijeni për ngjarjen dhe konfliktit.

Në makinën e autorëve të dyshuar janë gjetur fishekë kallashnikovi dhe pistolete, ndërsa nga hetimet rezulton se në konflikt janë përdorur të paktën tre armë dhe se është qëlluar nga të dy palët. BIRN mësoi nga grupi hetimor se ende po hetoheshin motivet e përplasjes.

Një zyrtar i prokurorisë tha se policisë i ka rezultuar paraprakisht se një prej personave të përfshirë ka qenë më parë në Hollandë dhe mund të jetë përfshirë në aktivitet të paligjshëm, ndërsa ka dyshime se palët ishin të përfshira në shpërndarje narkotikësh.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës dhe pjesëtarë të grupit hetimor që gjendej në Spitalin e Durrësit sqaruan për BIRN se ende ishin duke hetuar rrethanat e ngjarjes. BIRN mësoi se mes palëve kishte pasur sherr të mëparshëm dhe ishin rrahur me njëri-tjetrin.

Pas ngjarjes reagoi presidenti Ilir Meta, që kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë së autorëve. “Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z. Isa Sakja dhe i kërkoi t’ju përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruhet më tej në deklaratën e shpërndarë nga Presidenca.

Burimi: BIRN

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
AKTUALITET

25-vjeçari që vrau babain del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025
Para

"Porti i Durrësit gjen mënyrën për të zhvatur kamionistët"

TË GJITHA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

25-vjeçari që vrau babain del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025

Tiranë/ Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

09:58 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com