‘Zgjedhjet treguan se ka nisur fundi i Ramës’/ Frrokaj: ‘Votimet një farsë e ndyrë’

Kryetari i Bashkisë në detyrë i Lezhës, Fran Frrokaj, nga studio e emisionit “A Show’ në “News 24’ të gazetarit Adi Krasta, tha se zgjedhjet janë një farsë e ndyrë dhe se këto zgjedhje treguan se ka nisur fillimi i fundit të Ramës

“Është defekt i sistemit që fiton një kandidat i PS që nuk ka konkurrencë. Ne kemi sakrifikuar, për të fituar diçka më të madhe. Sot ka probleme të madhe me votat. Kjo maxhorancë ka filluar të vjedhë edhe veten, duke marrë vota më shumë se votues.

LEXO EDHE  Shqiptarët shpërthejnë në faqen e ambasadës amerikane: SPAK-u të nisë me Edi Ramën

U trembën përballë një humbje të madhe. Në disa kuti kanë luajtur shumë vota. Vetë shikonin, vetë filmonin, vetë i zhvillonin. Ky ishte një fenomen farsë dhe i ndyrë. Është fillimi i fundit që është i pashmangshëm”, tha Frrokaj.