• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pikëpyetjet e 1 Korrikut dhe pasojat e rënda për vitet e ardhshme

14:53 : 30/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama i shkoi deri në fund marrëzisë së tij për të zhvilluar votime mono-partiake këtë 30 Qershor.

Në 1 Korrik, Shqipëria gdhihet e gjitha e ngjyrosur me bojën e “Rilindjes”. Tashmë, me një pushtet ekzekutiv nën kontroll të plotë, me një legjislativ karikaturë të Qeverisë, me një sistem drejtësie që po gremiset dita-ditës nën diktatin e tij, Edi Rama rrëmbeu “në tavolinë” edhe pushtetin lokal.

Këto votime, të pahasura në asnjë vend me pluralizëm normal, natyrisht që do të kenë pasoja të rënda, politike e sociale, jo vetëm në ditët e nxehta të kësaj vere, por edhe në muajt e ndoshta vitet e ardhshme.

Pasojat politike

Lexo edhe:

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

Vjen zyrtarizimi, trajneri Shkëmbi largohet nga Tirana

Edi Rama, me vendosmërinë e tij të pakuptimtë për të zhvilluar votime më 30 Qershor, shënoi fundin e mundësisë për dialogun politik.

Disa optimistë, të cilët nuk duan të pranojnë prirjet autokratike të Edi Ramës, shpresuan në një tërheqje të “orës së fundit” prej tij, duke zgjidhur ngërçin politik të radhës ashtu siç ka ndodhur shpesh-në minutat e fundit.

Por, edhe optimistët më të mëdhenj, që mbështesnin këtë skenar, u zhgënjyen mëngjesin e së dielës, kur “rilindasit” dhe zyrtarët nën presion të administratës iu drejtuan kutive të votimit.

Me këtë sjellje aspak demokratike, Edi Rama prishi disa ekuilibra politikë, të cilët do të duan shumë mund dhe kohë të riparohen.

Sot, kryeministri, nuk mendon për zgjidhje e dialog politik, pasi ndihet i plotfuqishëm. Por rregullat e demokracisë, edhe kësaj të brishtës që ka Shqipëria, vjen një moment dhe sjellin rotacionin politik.

Edi Rama do i kuptojë pasojat e vendimit të tij për t’i vënë vizën dialogut me opozitën kur t’i vijë momenti të humbasë pushtetin.

Ai dhe “rilindasit” e tij do të duhet të mbajnë shënim sjelljet arbitrare të tyre sot, për t’u kujtuar kur të jenë në opozitë se me sa arrogancë e kanë trajtuar nevojën e dialogun politik.

Gjithashtu, do të duhet të mbajnë shënim se si do të trajtohen nga disa ndërkombëtarë të rëndomtë, të cilët mbërrijnë në Shqipëri për të proklamuar vlerat e demokracisë dhe mbështesin, në çdo rast, qeverinë dhe përfitojnë benefitet prej saj.

Pasojat sociale

Ndryshimet politike në drejtimin e institucioneve, për fat të keq, pasohen me ndryshimet e punonjësve deri në nivelin më të ulët, në bazë të përkatësive partiake.

Aktualisht, “Rilindja” ka “pushtuar” të gjithë administratën qendrore. Në çdo institucion të pushtetit ekzekutiv, nuk gjendet asnjë votues opozitar.

Pas votimeve të 30 Qershorit, “rilindasit” do të pushtojnë çdo njësi të pushtetit lokal. Në këtë mënyrë, punonjësit që punojnë aktualisht në bashkitë e drejtuara nga opozita, shumë shpejt do të dalin të papunë.

Kjo situatë, jo vetëm që do të përkeqësojë raportet aktuale politike, por do të sjellë ndasi të mëdha ndërmjet vetë qytetarëve.

Ata që do të largohen nga puna për shkak të zgjedhjeve mono-partiake, do ta kenë të vështirë të pranojnë që do të humbasin bukën e familjes, duke u lënë vendin rilindasve të gëzuar.

Edhe nëse nuk do të ketë përplasje sociale të drejtpërdrejte mes qytetarëve, konflikti mes tyre do të qëndrojë gjithnjë i hapur.

Kur të vijë ai momenti që “Rilindja” do të kalojë në opozitë, të kënaqurit e sotëm do të mbeten jo thjesht të papunë, por ndoshta edhe do të përbuzen nga ata që sot do të humbasin mundësinë për të ushqyer familjen.

Pasojat, siç duket, do të jenë të rënda e do të shtrihen në kohë. Të gjithë do të kuptojnë se dëmet e ardhshme janë pasojë të veprimeve të një njeriu delirant, i cili, 30 vjet pas rënies së komunizmit, vendosi të rikthente vendimet moniste.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

20:33 : 19/06/2025
SPORT

Vjen zyrtarizimi, trajneri Shkëmbi largohet nga Tirana

20:25 : 19/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: E ndihmuan në zgjedhje, grupet kriminale po i kërkojnë ministri Ramës

20:06 : 19/06/2025
AKTUALITET

E shtyu për dasmën e Soros/ Rama në 34-vjetorin e PS: Ditën kur do mungojë Gramozi, s’do jem as unë

20:04 : 19/06/2025
SHOW BIZ

João Félix nis një dashuri të re? Ylli portugez shfaqet me modelen kolumbiane në Miami

20:01 : 19/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim për Iranin brenda 2 javësh

19:51 : 19/06/2025
Para

Agjencitë e spiunazhit nisin hetimet për shëndetin e Angela Merkel

TË GJITHA

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

20:33 : 19/06/2025

Vjen zyrtarizimi, trajneri Shkëmbi largohet nga Tirana

20:25 : 19/06/2025

Çollaku: E ndihmuan në zgjedhje, grupet kriminale po i kërkojnë ministri Ramës

20:06 : 19/06/2025

E shtyu për dasmën e Soros/ Rama në 34-vjetorin e PS: Ditën kur do mungojë Gramozi, s’do jem as unë

20:04 : 19/06/2025

João Félix nis një dashuri të re? Ylli portugez shfaqet me modelen kolumbiane në Miami

20:01 : 19/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim për Iranin brenda 2 javësh

19:51 : 19/06/2025

Izraeli nuk kursen as Gazën/ Mbi 70 të vrarë këtë të enjte, mes tyre edhe fëmijë

19:43 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com