• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Italia e pafuqishme për të zgjidhur krizën shqiptare/ Rama-Meta, miqtë e dikurshëm sot janë…

15:12 : 29/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

La Stampa i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Shqipëri, ndërsa gazetarja Letizia Tortello, shkruan mbi përplasjet mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta, dikur miq, dhe protestave të opozitës.

Është një sfidë e plotë, mes goditjeve të kryqëzuara të dekreteve, që shprehen për datën e zgjedhjeve. Presidenti i republikës kundër qeverisë, Ilir Meta përkundrejt Edi Ramës, aleatë të hershëm, tani armiq, në emër të Kushtetutës. Shqipëria do votojë nesër për të zgjedhur kryetarët e 61 komunave, por këto janë “zgjedhje të paligjshme”, “zgjedhje socialiste”, thotë presidenti Meta.

Pas dy javë protestash, opozita e Partisë Demokratike (Partia Demokratike, qendra e djathtë) ka vendosur t’i braktisë vendvotimet. Në fletën e votimit, midis simboleve të partive të forta, do të mbetet vetëm sigla e parties së Kryeministrit, Partisë Socialiste. Sheshet janë paralajmëruar se do jenë arena përplasjesh. Vota e nesërme është shpallur e pavlefshme nga zyra më e lartë e shtetit, e cila dëshiron që të votohet në tetor.

Por kryeministri Rama ecën pa kthim dhe ka vendosur t’i hapë vendvotimet. E gjithë kjo situate, kur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë. Situata është shumë e tensionuar, që nga shkurti i kaluar, kur mobilizimi opozitar kundër Ramës është pothuajse i përhershëm: protestuesit e akuzojnë atë për korrupsion dhe për shkelje të sundimit të ligjit, të gjitha në një kontekst të vështirë ekonomik.

Shkrimi i La Stampa

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Ndërtesat e stilit fashist të Kryetarit të Shtetit dhe të Kryeministrit qëndrojnë përballë njëra tjetrës në Bulevardin “Dëshmorët dhe Kombit”, një nga arteriet kryesore të Tiranës. Disa qindra metra i ndajnë ato, por dy qiramarrësit nuk flasin më. Në Shqipërinë e paralizuar, kryeministri dhe presidenti i drejtohen vendit të përçarë dhe njëri-tjetrit vetëm me postime në Facebook dhe nëpërmjet shtypit.

Është një sfidë e plotë, mes goditjeve të kryqëzuara të dekreteve, që shprehen për datën e zgjedhjeve. Presidenti i republikës kundër qeverisë, Ilir Meta përkundrejt Edi Ramës, aleatë të hershëm, tani armiq, në emër të Kushtetutës. Shqipëria do votojë nesër për të zgjedhur kryetarët e 61 komunave, por këto janë “zgjedhje të paligjshme”, “zgjedhje socialiste”, thotë presidenti Meta.

Pas dy javë protestash, opozita e Partisë Demokratike (Partia Demokratike, qendra e djathtë) ka vendosur t’i braktisë vendvotimet. Në fletën e votimit, midis simboleve të partive të forta, do të mbetet vetëm sigla e parties së Kryeministrit, Partisë Socialiste. Sheshet janë paralajmëruar se do jenë arena përplasjesh. Vota e nesërme është shpallur e pavlefshme nga zyra më e lartë e shtetit, e cila dëshiron që të votohet në tetor.

Por kryeministri Rama ecën pa kthim dhe ka vendosur t’i hapë vendvotimet. E gjithë kjo situate, kur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë. Situata është shumë e tensionuar, që nga shkurti i kaluar, kur mobilizimi opozitar kundër Ramës është pothuajse i përhershëm: protestuesit e akuzojnë atë për korrupsion dhe për shkelje të sundimit të ligjit, të gjitha në një kontekst të vështirë ekonomik.

Në prag të ditës më të nxehtë për vendin, që qysh nga 2014-a është vend kandidat për të hyrë në BE, në sheshin Skënderbej flamuri i kuq fluturon me shqiponjën e zezë me dy koka dhe 18-vjeçari Alex Bardhashi lëshon fjalinë e tij: «Ndoshta për të parën herë, njerëzit do nisin ta bëjnë revolucionin”.

Ai nuk do të shkojë për të votuar. Ai vetëm ëndërron të arratiset jashtë vendit dhe të bëjë atje avokatin. Sigurisht jo në vendin tonë: “Italia është katandisur si ne, bën vetëm për eksportim droge – thotë ai. Dëshira e shumë adoleshentëve këtu është që të kenë një skaf dhe të fitojnë para me atë “biznes”, drejt brigjeve italiane.

Por nëse ne të gjithë largohemi, çfarë do të bëhet nga Shqipëria?”. Ndërsa ai flet, socialisti Rama po mbyllte fushatën elektorale në Vlorë. “Ne nuk mund ta ndalojmë rrugën evropiane të vendit – thotë ai – ndëshkimi do të jetë shembullor për ata që do të kundërshtojnë votimin”.

Që nga muaji shkurt, po bëhen demonstrata në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ai akuzohet për mashtrim zgjedhor dhe lidhje me krimin e organizuar, pas publikimit të një hetimi nga gazeta gjermane “Bild”.

SHBA është në anën e saj: zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit, Matthew Palmer, duke komentuar kërcënimet e opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Lulzim Basha për të bojkotuar sondazhet, paralajmëroi këdo që do të përpiqet të ushtrojë dhunë në vend.

Rasti shqiptar gjithashtu shqetëson Italinë, zëvendëskryeministri Matteo Salvini po kërkon një ndërmjetësim midis Ramës dhe Shefit të Shtetit Meta, i cili fton për qetësi dhe njëkohësisht kujton fantazmat e së kaluarës, me një video të vitit 1982, postuar në rrjetet sociale, ku riprodhohen imazhet e diktatorit Enver Hoxha.

Me fjalë të tjera, ato të Ramës nuk janë zgjedhje demokratike. Çfarë do të ndodhë sot apo nesër, askush nuk e di. Kryetarët e komunave të qeverisura nga opozita kanë siguruar se nuk do të lejojnë hapjen e kutive të votimit.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar dhunën e ditëve të fundit, si ato të natës së së enjtes, kur një ndërtesë që do të strehonte materialet zgjedhore në Shkodër, në veri, u përfshi nga flakët dhe tre policë u plagosën.

“Prindërit e mi nuk do të votojnë, dhe as unë, – thotë Neka Jaferai, 19 vjeç – është e rrezikshme”. Ashtu si ajo, e zhgënjyer nga politika, 71% e të rinjve në Shqipëri, në një sondazh Gallup në dhjetorin e kaluar, thanë se donin të emigronin. Por Italia nuk është më adresa e arratisjes për një jetë më të mirë. “Do të doja të punoja në Gjermani”, shpjegon Nina Nuhu, e cila punon në një qendër thirrjesh në Tiranë për një operator italian.

Nëse në vitet ’90 vendi ynë ishte një mirazh i arritshëm, sot të rinjtë kanë objektiv Evropën Veriore. Ndryshe nga prindërit e tyre, të cilët u rritën me bukë dhe me TV-të tona, tani të rinjtë nuk dine asnjë fjalë italisht. Ekonomia shqiptare rritet me 3.8%. Investitorët, duke përfshirë kompanitë italiane, janë të plota dhe biznesi lulëzon.

E megjithatë, shpjegon Lorella Kuka, një shitës i kozmetikës, nëse nuk keni rekomandimin e duhur dhe këtu ka parasysh paratë, nuk punoni dot. Ndërkohë, Tirana shpreson tek vera dhe turizmi. Gjithmonë nëse situata e konfliktit politiko-institucional nuk degjeneron.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para
Drejtori i ALUIZNI, Artan Lame, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nDirector of ALUIZNI, Artan Lame, Prime Minister Edi Rama, Tirana's Mayor, Erion Veliaj, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

VIDEO/ Si po manipulohen votimet në periferi të Tiranës, qendra votimi pa...

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com