Një tjetër emër i madh i është bashkuar nismës #edheunë ku synohet sensibilizimi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Aktori Mehdi Malkaj i është bashkuar nismës #Edheunë, dhe deklaron se nuk do të votojë, ka kërkuar mbështetjen nga gjithë kolegët të mos bëhen pjesë e votimeve që sipas tij janë si në diktaturë.
Malkaj këtë deklaratë e ka bërë nga sheshi i Teatrit Kombëtar, duke kërkuar që të gjithë të bëjnë si ai.
FJALA E PLOTË
Te dashur miq, Une kam bindjen- thote dikush, kryeminister, kryetar partie , kryetar bashkie a ku di une … Une kam bindjen se eshte keshtu apo une kam bindjen se do behet ashtu. Niçha thote: Bindjet jane vetburgosje per ate qe i ka. Keta jane njerez te burgosur kur thone qe une kam bindjen. Jo! Çdo gje eshte alternative. Une si person e dua shume kete godine( shenim: godina e Teatrit Kombetar) se me ka dhene jete , me ka dhene emer, me ka dhene fryme, kjo godine me ka dhene shume emocion. Aktori Mehdi Malkaj i është bashkuar nismës #Edheunë, dhe deklaron se nuk do të votojë, ka kërkuar mbështetjen nga gjithë kolegët të mos bëhen pjesë e votimeve që sipas tij janë si në diktaturë.