• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrini sa më larg qendrave të votimit/ Tjetër apel i fortë në prag të 30 qershorit

11:40 : 27/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Rrini sa më larg qendrave të votimit më 30 qershor. Është ky apeli që grupimi Dhjetor ’90 i ka drejtuar qytetarëve, në prag të votimeve që janë organizuar nga qeveria për kryebashkiakët.

“Ky proces për rrethanat dhe mënyrën se si po u serviret qytetarëve shqiptarë  nuk ka asnjë shans të prodhojë as liri, as demokraci, as prosperitet për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Përkundrazi, sipas të gjitha parashikimeve do të  prodhojë konflikt, ndarje, ikje masive të shqiptarëve prej vendit dhe  regres në procesin e integrimit në BE.

Me 30 Qershor jo vetëm që nuk parashikohet të ketë  zgjedhje të lira dhe të ndershme por, ato nuk do të mund të jenë as zgjedhje në kuptimin fondamental të tyre në një system hipotetik  ku sundon ligji dhe demokracia”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Grupimit Dhjetor ‘90

Deklaratë për mediat e Grupimit “Dhjetor ‘90”

Lexo edhe:

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

Mesazhi që Grupimit “Dhjetor ‘90” si embrion prej ku lindi pluralizmi politik, koncepti i opozitës dhe mazhorancës, institucioni i votimeve me kandidatë dhe programe alternative, terminologjia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, fjalë dhe koncepte të ndaluara me ligje obskurantiste për gati gjysëm shekulli nga diktatura komuniste është i qartë dhe i thjeshtë:

Rrini sa më larg “qëndrave të votimit” me 30 Qershor.

Sepse ky proces për rrethanat dhe mënyrën se si po u sërviret qytetarëve shqiptarë  nuk ka asnjë shans të prodhojë as liri, as demokraci, as prosperitet për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Përkundrazi, sipas të gjitha parashikimeve do të  prodhojë konflikt, ndarje, ikje masive të shqiptarëve prej vendit dhe  regres në procesin e integrimit në BE.

Me 30 Qershor jo vetëm që nuk parashikohet të ketë  zgjedhje të lira dhe të ndershme por, ato nuk do të mund të jenë as zgjedhje në kuptimin fondamental të tyre në një system hipotetik  ku sundon ligji dhe demokracia.

Me “ligj”, zgjedhjet me datën 30 Qershor,  kanë rënë për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës, i cili i ka anulluar ato, ky akt Kushtetues parashikon vendosjen e një datë tjetër e cila nga palët e interesuara që janë partitë politike të opozitës dhe mazhorancës  nuk është vendosur akoma. Njëra palë njeh datën 30 Qershor, tjetra Dekretin e Presidentit.

Zgjedhjet konsiderohen demokratike, në një vend ku me kushtetutë sundon pluralizmi politik, të paktën kur plotësojnë një kusht:  Duhet të kenë një kandidaturë rivale, një program alternative, kushte të pa plotësuara, pasi opozita nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë në të 61 njësitë vendore, por edhe aty ku mazhoranca ka mundur “ta sigurojë”  një kundërshtarë imagjinar  nuk ka mundur ti plotësoj me kandidatë  as gjysmën e njësive zgjedhore në garë.

Në këto rrethana, “zgjedhjet” e datës 30 Qershor,  nuk plotësojnë as kushtin ligjor, as kushtin demokratik të një shteti normal,  përkundrazi nxitin urrejtjen, ndarjen dhe konfrontimin mes qytetarëve  për shkak të bindjeve politike. Në mënyrë që të dielat pas 30 Qershorit të mos jenë ditë aksionesh vullnetare, si ditët e Enverit,  i ftoj qytetarët shqiptarë që këtë të djelë ta bëjnë piknik, ose t’a ushtrojnë me qetësi të drejtën për të votuar duke i bërë të pavlefshme fletët e votimit, si formë demokratike e refuzimit dhe revoltës.

Ne besojmë që mesazhi ynë : Rrini sa më larg “qëndrave të votimit” me 30 Qershor, ose bëjini të pavlefshme fletët e votimit, do ti shërbejë paqtimit mes shqiptarëve, uljes së tensioneve politike dhe krijimit të një klime që do t’i mposhtë një herë e përgjithmonë politikanët që na çojnë drejt  qëndrave të votimit për të na ndarë dhe jo për të na bashkuar.

Bislim AHMETAJ

Kryetar i Grupimit “DHJETOR ‘90”

Tirane me 27 Qershor 2019

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025
NDRYSHE

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025
Para

Tensione, me makinat e ushtrisë dhe nën ruajtjen e RENEA/ Ja si shpërndahen materialet zgjedhore

TË GJITHA

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com