• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drama familjare e gjyqtarit të kolegjit zgjedhor Ridvan Eqrem Hado

09:26 : 26/06/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Kastriot Myftaraj

Një nga pesë gjyqtarët e kolegjit zgjedhor, të cilët votuan unanimisht për të legalizuar mendimin juridik të Idajet Beqirit, me synim zhvlerësimin e dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve, është z. Ridvan Hado.

Ridvani është djali i Eqrem Hados, një prej anëtarëve të plejadës historike të juristëve shqiptarë, i cili studio dhe u diplomua për jurist në Universitetin e Montpellier, në Francë, në kohën që atje ishte për studime Enver Hoxha. Ky i fundit e përmend Eqremin në kujtimet e tij, si një njeri bujar që e kishte ndihmuar, por harron të thotë se kur ai erdhi në pushtet, Eqremi përfundoi në burg politik.

Në 1947 Enver Hoxha kishte ideuar gjyqin ndaj deputetëve të Opozitës, të cilën e lejoi përkohësisht në përmasa të vogla, si fasadë demokracie e regjimit të tij. Regjimi komunist kishte dështuar në 1945 me gjyqin e parë të madh, të quajtur Gjyqi Special, për të cilin shtypi i huaj kishte thënë me tallje se drejtohej nga një teneqexhi, çka nuk ishte e vërtetë, pasi kryetari i trupit gjykues Koçi Xoxe ishte vetëm ndihmësteneqexhi, ndërsa teneqexhi ishte i ati, Kosta.

Prandaj Enver Hoxha donte që gjyqin ndaj deputetëve të opozitës ta kryesonte një jurist i vërtetë me diplomë nga një vend i njohur për drejtësinë e tij. Për këtë rol Enver Hoxha zgjodhi Eqrem Hadon, të cilin e thirri në zyrë. Pasi diktatori luajti rolin e shokut të përmalluar, siç e kishte zakon, hyri në temë duke i thënë Eqremit se kishin zbuluar një komplot të madh ku pjestarë ishin deputetët e opozitës, të cilët në bashkëpunim me britanikët dhe amerikanët donin të përmbysnin “pushtetin popullor”. Prandaj do të bëhej një gjyq të cilin duhej ta kryesonte Eqremi. Ky ishte një nder i madh që po ia bënte populli, i cili fliste me anë të Enverit. Partia nuk përmendej, se ishte ende ilegale.

Lexo edhe:

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë do të kalohet me pagesë

Zjarr një sipërfaqe pyjore në Devoll

Eqremi nuk pranoi dhe Enveri bëri sikur nuk u mërzit, madje bëri edhe disa shaka me të duke kujtuar kohën studentore, pastaj e përcolli duke e përqafuar, buzagaz, si dhe duke i thënë që të mos nguronte të vinte sa herë të kishte ndonjë hall. Në ndërkohë që thoshte këto, në mendjen e Enverit ishte ideuar tashmë halli që do ta zinte së shpejti Eqremin, i cili pak kohë më vonë u arrestua dhe u dënua me burg si armik i popullit. Për shkak të vuajtjeve në burg, Eqremi vdiq para kohe në vitin 1968, në moshën 60 vjeç. Mund të thuhet se diktatura e vrau Eqremin në moshën 60 vjeç.

72 vjet më vonë, në 2019, një neodiktator do t’ i kërkonte djalit të Eqremit, Ridvanit, jo me takt dhe me sjellje të ëmbël si Enveri, por me një telefonatë me fjalë brutale, një shërbim të ngjashëm. Neodiktatori, Edi Rama, i kërkoi Ridvanit që të legalizonte me një vendim gjyqësor të kolegjit zgjedhor mendimin juridik të Idajet Beqirit, që sipas fantazisë së tyre, rrëzonte dekretin presidencial për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Neodiktatura e vrau djalin e Eqremit, Ridvanin profesionalisht dhe moralisht në moshën 58 vjeç, në vitin 2019.

Mund të thuhet se Eqremi ishte njeri i kohës heroike, ndërsa i biri Ridvani i përket kohës burokratike dhe të dy reaguan sipas kohës së cilës i përkasin ata. Ndoshta ky shfajësim i vlen Ridvanit kur shikon fotografinë e babait të tij dhe duhet t’ i japë një shpjegim vështrimit pyetës të zotit Eqrem.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë do të kalohet me pagesë

16:24 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zjarr një sipërfaqe pyjore në Devoll

16:11 : 27/08/2025
AKTUALITET

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge

16:01 : 27/08/2025
BOTA

Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, dhëndri v*itet nga të shtënat gjatë festës

15:50 : 27/08/2025
BOTA

Rafti i librave e tradhton Putinin! Kremlini shfaq pamje të vjetra si të reja

15:34 : 27/08/2025
BOTA

BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump

15:27 : 27/08/2025
Para

Vrau boshnjakun në Austri, arrestohet në Gjermani Klodi nga Tirana

TË GJITHA

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë do të kalohet me pagesë

16:24 : 27/08/2025

Zjarr një sipërfaqe pyjore në Devoll

16:11 : 27/08/2025

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge

16:01 : 27/08/2025

Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, dhëndri v*itet nga të shtënat gjatë festës

15:50 : 27/08/2025

Rafti i librave e tradhton Putinin! Kremlini shfaq pamje të vjetra si të reja

15:34 : 27/08/2025

BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump

15:27 : 27/08/2025

Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i Drejtësisë që zëvendëson Albulena Haxhiun

15:21 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com