Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover, do të shkojë në orën 11:00 në selinë e Partisë Socialiste.
Kriza politike dhe votimet që Rilindja do të realizojë në 30 qershor janë objekt i diskutimit midis palëve.
Presidenti Ilir Meta përmes një dekreti ka anulluar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Dekreti i tij nuk njihet nga Qeveria, pavarësisht se ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë nuk dihet sepse vëzhguesit ndërkombëtare të OSBE dhe ODIHR vijojnë të monitorojnë situatën, kur ligjërisht ka një dekret, që ende mbetet në fuqi, përsa kohë nuk ka një vendim gjykate që t’a rrëzojë atë.