Publikimi i përgjimeve/ Rama: Prokuroria ende s’ka nxjerrë përgjegjësit. “Rama ik”, ky është tmerr kur …

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Dropulli lidhur me përgjimet e publikuara nga Bild, që zbardhin skemën e manipulimit të votave në të paktën dy qarqe, Durrës dhe Dibër.

Rama tha se prokuroria ende nuk ka nxjerrë përgjegjësit për përgjimet, duke treguar edhe njëherë sesa më shumë për përmbajtjen e tyre, kryeministri është i shqetësuar se kush i nxorri dhe i publikoi.

“Ata kërkojnë të mbjellin frikë, ndërsa Presidenti zgjodhi rrugën e dhunës institucionale”, tha Rama nga Dropulli.

Ndërsa pranoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë një garë e çuditshme, për shkak se kundërshtarët tradicionalë ndodhen jashtë garës, Rama tha se ata s’duan të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo është një e drejtë e tyre, por skenat që na shfaqen me molotov janë shqetësuese.

“Në 2013 ne mundëm Berishën, Ridvanin, Genc Rulin, Jozefinën, ndërsa për të mundur Lulin ne duhet të bëjmë gjithë këto gjëra. E kush i ha këto, pse çfarë janë njerëzit budallenj. Kush e beson se ne nuk mundim dot Lulin me zgjedhje?”, tha Rama.

LEXO EDHE  Nuk mbaron droga/ Shkatrrohet një tjetër bandë krimiale, mes tyre edhe shqiptarët

Kryeministri tha se socialistët po mblidhen normalisht, ndërsa opozita po vepron si çetat.

“Tritan Shehu shkruante se ne kemi hyrë ilegalisht në Përmet, dhe na kishte fshehur Tërmeti në makinë. Në 1991 dilnin vullnetarët e Enverit me fotografitë e tij, ndërsa këta me pankarta Rama ik. Vijnë pas meje qytet më qytet me “Rama ik”, ky është tmerr i madh”, tha Rama.

Sipas tij, në Shqipëri dihet se kush i ka blerë votat, duke akuzuar LSI-në si partinë e vetme që ble vota.

“E keni dëgjuar Neritan Cekën që mallkon, burri 80 vjeç del dhe mallkon. Mallkuar buka, djathi, gjiza. Këta janë çmendur të gjithë”, tha Rama.