Icardi fotografohet me një grua misterioze, shpërthen Wanda

Wanda Nara është hedhur në sulm për të mbrojtur lidhjen e saj me Mauro Icardi-n. Në ditët e fundit, disa revista thashethemesh kanë publikuar një fotografi të sulmuesit argjentinas me një brune misterioze, duke folur për një krizë të mundshme mes bashkëshortëve.

Tani ka ardhur përgjigjja e Wanda Nara-s në Instagram, ku ka shpjeguar se gruaja e fotografuar me burrin e saj është një mikeshë e të dyve. Shpjegimi i gruas së sulmuesit të Inter-it është shoqëruar edhe me një sulm ndaj shtypit.

“Është e rëndësishme të tregohet kujdes kur informohen njerëzit. Gazetarët kanë detyrën që të informojnë me të vërtetën, veçanërisht kur janë disa familje të përfshira, Mikja ime Barbara Rohner, bashkëshorti i saj i jashtëzakonshëm dhe fëmijët e tyre janë përfshirë në këtë çështje pa qenë të famshëm…”.

LEXO EDHE  FSHF kërkon një sponsor për emrin e stadiumit të ri kombëtar

“Unë dhe familja ime jemi mësuar. Shpesh shpikin tekste, deklarata dhe situata që janë shumë larg së vërtetës, por gjëja më e rëndë është kur shtypi e di të vërtetën dhe provon të shesë një gënjeshtër për të dëmtuar ose përfituar nga lajme të rreme”, ka shkruar Wanda.