Një 30-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit. Mësohet se i riu D. M, nga Skrapari, ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej disa orësh.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kërkimet janë fokusuar në kërkimet në det.
Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë. Dyshohet se 31-vjeçari mund të jetë mbytur në det.