• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e “Bild”/ Lista, të gjitha alibitë (e pabesueshme) të Rilindjes

00:01 : 21/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Seria e përgjimeve të dosjeve “339” dhe “184” të Krimeve të Rënda, të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ka vendosur zyrtarët e lartë të ‘Rilindjes” në një pozitë shumë të vështirë para qytetarëve shqiptarë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë.

Pavarësisht se bisedat e përgjuara nuk kanë asgjë surprizuese për të paktën Edi Ramën dhe disa eksponentë të lartë politikë pranë tij, të cilët i posedojnë prej kohësh audiot e regjistruara nga Prokuroria, ‘Rilindja” nuk ka mundur të hartojë një strategji efikase për t’i zbutur efektin.

Prej disa javësh, figura kryesore të Rilindjes, me në krye Edi Ramën, po tentojnë për të sfumuar peshën e rëndë të përgjimeve, duke ngritur alibi të dobëta. Në këtë drejtim, kanë dështuar me sukses.

“Boldnews.al” po grupon përpjekjet e “Rilindjes” për të shuar zhurmën e përgjimeve të publikuara në “Bild”.

Lexo edhe:

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

Përpjekja e parë: Pas publikimit të audiove të para, “Rilindja” dhe altoparlantët e saj mediatikë, u munduan të shmangnin fokusin e përgjimeve në drejtimin e zbulimit të ‘armikut të brendshëm”, pra, sipas tyre, “prokurorit që ia ka dhënë këtë audio Partisë Demokratike dhe kjo e fundit ia ka përcjellë gazetarit gjerman Peter Tilde”.

Nëpërmjet kësaj strategjie, “rilindasit” identifikuar “autorin” e publikimit”- një prokuror që |e ka pasur në dorë çështjen, që më pas u largua, që është nga Tropoja dhe që e ka bërë për inat”. Edi Rama e ka përmendur shpesh këtë pistë, duke dhënë indikacione të shumta, por pa e përmendur emrin e prokurorit, për të cilin ai dhe masa që e ndjek mendojnë që fshihet pas publikimit.

Zv.kryeministri Erion Braçe mori “guximin” dhe e përmendi emrin e prokurorit- Besim Hajdarmataj- që sipas tij dhe “Rilindjes” fshihet pas publikimit të përgjimeve. Për këtë pistë nuk ka asnjë provë apo indicje, por rilindësve u duhet një alibi.

Në fakt, për të qëndruar në këtë pistë, ekzistojnë dyshime të forta se pas publikimit të përgjimeve mund të qëndrojë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm, i cili, gjatë mandatit të tij, kontrolloi me dorë të fortë zonjat e pasprovuara në drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda.

Përpjekja e dytë: Pasi zbuluan “armikun e brendshëm”, pavarësisht se nuk kanë asnjë provë për burimin, “Rilindasit” kaluan në “alibinë” e dytë- atë që pas publikimit të përgjimeve qëndron Partia Demokratike.

Kjo pistë ishte më e rëndësishmja që zgjodhën rilindasit për të sfumuar faktet e rënda të zbuluara nga përgjimet. Duke ndjekur aksiomën që shndërron debatin ligjor në atë politik, maxhoranca mbushi ekranet dhe hapësirën publike me deklaratët “bombastike” se Partia Demokratike po prish imazhin e Shqipërisë në prag të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian (që duket se nuk do të hapen edhe për disa kohë).

Në fakt, të dhëna të tjera flasin se përgjimet e dosjeve “339” dhe ‘184”, të plota, gjenden edhe në zyrën e Edi Ramës, në kryeministri, por edhe në zyrën e Fatmir Xhafajt, në një qendër tregtare pranë qendrës së Tiranës.

Burime për “Boldnews.al”, gjithësesi të pakonfirmuara plotësisht, flasin që audio-regjistrimet janë dërguar në zyrën e Edi Ramës nga emisarë të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Ndërsa, të njëjtat burime flasin se regjistrimet janë dërguar në zyrën e Xhafajt nëpërmjet një linje që ka krijuar deputetja Ermonela Felaj me drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Pra, ekziston mundësia e lartë që publikimi i përgjimeve është pjesë e një lufte të ashpër politike “brenda llojit”, në radhët e maxhorancës.

Përpjekja e tretë: Krahas “alibive” politike, rilindasit kaluan në “argumenta juridikë”. Kryeministri Rama i pari dhe tabori i tij më pas, nisën të hidhnin në eterin mediatik shprehje “përgjimet nuk janë prova, por mjet për kërkimin e provës”. Pra, përgjimet, sipas tyre, nuk mund të penalizojnë zyrtarët e lartë socialistë të kapur gafil duke zbatuar strategjinë për vjedhjen/blerjen e votave në Dibër, Durrës e në qytete të tjera.

Për publikun e pamësuar me shprehjet juridike, kjo “alibi” nuk ngjit kurrkund. Qytetarët dëgjojnë Edi Ramën që përgëzon koordinatorin e zgjedhjeve të Dibrës për “masakrën” zgjedhore; dëgjojnë Damian Gjiknurin që është i ekzaltuar se si disa “personazhe të njohur” të Dibrës kanë siguruar “Tërmet elektoral”; dëgjojnë Vangjush Dakon, duke shprehur dashurinë për Avdylajt e Shijakut.

Të gjitha këto janë të mjaftueshme për të krijuar bindjen në opinionin publik se ‘Rilindja” ka vjedhur vota me të “fortë” lokalë. Pak rëndësi ka, për qytetarët e thjeshtë, nëse arrestohet Dako, Gjiknuri, madhe edhe vetë Rama. Përgjimet dëshmuan masakër elektorale.

Përpjekja e katërt: Së fundi, nëpërmjet gojës së një ish-kapteri, konvertuar në gazetar, më pas në deputet, të hetuar për pastrim parash në vlerën 1 milion dollarë, e më pas të rikthyer sërish në media, ‘Rilindja” lëshoi mufkën e radhës- “përgjimet janë të paligjshme”.

Sipas teorisë së këtij personazhi, prokuroria ka shkelur ligjin me përgjimet pasi, në momentin kur konstatohen biseda telefonike të zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin, regjistrimet duheshin ndërprerë dhe të kërkohej autorizimi nga Parlamenti.

Për gazetarin-ish deputet, si edhe për “rilindasit” e tjerë që shpresojnë të fitojnë pikë nga ky argument, është e rëndësishme t’u shpjegohet se janë tërësisht të gabuar në argumentin e tyre.

Në vitin 2012, Parlamenti miratoi disa ndryshime kushtetuese, në bazë të të cilave deputetët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë nuk kanë imunitet nga përgjimet. Me fjalë më të thjeshta, nëse këta zyrtarë dalin në përgjime, regjistrimet nuk ndërpriten.

Të gjitha “përpjekjet” e mësipërme, edhe ato që mund të pasojë në vijim, derisa qeveria e Edi Ramës të largohet, duket se nuk kanë asnjë mundësi të fshehin të vërtetën që mbahej e mbyllur në dosjet “339” dhe “184”.

Dy dosjet, për të cilat Arta Marku dhe Donika Prela kanë vendosur të mos kryejnë asnjë veprim, dëshmojnë të vërtetat e masakrave elektorale, në bazë të të cilave ‘Rilindja” mori pushtetin politik dhe uzurpoi të gjithë pushtetet e tjera, si edhe jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025
AKTUALITET

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025
SHOW BIZ

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025
AKTUALITET

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025
AKTUALITET

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025
Para

Argumentat ligjore/ Bardh Spahia është arrestuar për motive politike

TË GJITHA

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

13:43 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com