• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banda e Kotropuzëve

21:29 : 20/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Kohët e vështira i ndajnë punët. Është njëjtë me sentencën e vjetër që thotë se “miku i mirë njihet në kohë të vështira”. Dhe njerëzit janë ndarë; nga njëra anë janë njerëzit që e duan Shqipërinë, ndërsa në anën tjetër ata që e shohin Shqipërinë si vendi që duhet grabitur.

Ka diçka të jashtëzakonshme në gjithë këtë prag kaosi, që nuk është parë ndonjëherë në këto anë:

Populli shqiptar është maturuar politikisht dhe kulturalisht. Mund të jenë shumë arsye, të cilat meritojnë një studim serioz, por fakti është se sot shqiptarët po refuzojnë me përçmim krimin dhe mashtrimin publik të ngritur në sistem nga organizata parapolitike dhe mafioze e Rilindjes.

Mundësitë e reja të komunikimit kanë krijuar rrjetin mbrojtës ndaj propagandës çmerituese. Qytetaria shqiptare e refuzon sistematikisht fjalorin me gunga të Edi Ramës, pavarësisht se ky fjalor shumëfishohet masivisht nga mediat dhe mercenarët tip kallashnikov. Ata bombardojnë pandërprerë, ndërsa vetëdija qytetare veç rritet.

Lexo edhe:

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

Edi Rama, ky kotropuz i çartur, ka marrë përsipër ta çajë më dysh popullin shqiptar. Shikojeni me vëmendje gjestet, gjuhën, fjalorin, mimikën dhe simbolikën e Edi Ramës. Me një fytyrë prej zhgualli që ka humbur çdo tipar human, përditë hedh helmin më të hidhët bash në thelbin e gjindjes shqiptare. Brutal dhe përçmues, kotropuzi Edi Rama po shuan çdo shpresë se shqiptarët mund të reformojnë shtetin me mjete politike.

Tashmë është e qartë, kotropuzi Edi Rama nuk do të largohet. Në këto rrethana, qytetaria po i del për Zot vendit, në mbrojtje të demokracisë, rendit kushtetues dhe interesave kombëtare. Shikojeni me vëmendje se çfarë ndodhë, tragjikisht edhe në çastin që po i shkruaj këto rradhë; Edi Rama sulmon verbalisht popullin që proteston kundër tij, ndërsa fizikisht, sulmin e çon në fund Policia e Shtetit.

Vendi po kalon një ndër krizat më të rënda të ekzistencës. Kjo plojë e shtetit shqiptar nuk është krizë numrash ose kalkulimesh politike; por diçka tjetër, e padëgjuar ndonjëherë në faqe të dheut.

Tragjikisht, Shteti Shqiptar ka rënë nën regjimin e Kotropuzëve. Kotropuzët janë një specie e rrallë që ekzistojnë në të gjithë popujt e botës. Zakonisht, ata e sigurojnë jetesën përmes plaçkës, trafiqeve dhe kontrabandës. Në Shqipëri, regjimi i Kotropuzëve ka marrë peng Shtetin Shqiptar, të cilin po e keqpërdorin dhe e shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme. Regjimi ka vënë në funksion të plotë Parlamentin e Kotropuzëve, Policinë e Kotropuzëve, Prokurorinë e Kotropuzëve, Bashkinë e Kotropuzëve; ndërsa nga ana tjetër ka fshirë Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, në emër të Vetting-ut të Kotropuzëve.

Kryekotropuzi Edi Rama vazhdon ngadhnjimtarë drejt 30 Qershorit, ku mendon se do të varrosë përfundimisht qytetarinë e shqiptarëve.

***
Sigurisht, ajo çfarë do ndodhë në ditët dhe orët që do vijnë, do të jetë e pakthyeshme. Shpresa e fundit se Bandës i ka mbetur ndonjë kromozom morali u shua mbrëmë. Shpresa se mund të ndryshojnë ata që përdorin si shprehje trimëruese dhe triumfuese organin mashkullor. Asnjë prej anëtarëve të Bandës nuk reflektoi, përkundrazi, e përqeshën qytetarinë shqiptare në fytyrë. Brutalisht. Edhe femrat e bandës.

Banda e Kotropuzëve është flamë.
Flama do ta djegin me rrënjë shqiptarët. Përfundimisht.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

12:25 : 27/08/2025
AKTUALITET

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit

12:20 : 27/08/2025
AKTUALITET

Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh

12:03 : 27/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

11:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025
Para

Zv.ministri i Ramës bëri raportin për zgjedhjet e 2017-ës në emër të OSBE

TË GJITHA

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

12:25 : 27/08/2025

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit

12:20 : 27/08/2025

Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh

12:03 : 27/08/2025

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

11:46 : 27/08/2025

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

11:31 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com