• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lexo “Bild”-in dhe marsho drejt 30 qershorit

22:59 : 18/06/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale.

E reja e këtyre 16 regjistrimeve të sapo dala është se ato provuan pa pikë dyshimi që në krye të kësaj bande grabitësish qëndron vetë Edi Rama.

Nëse në rastin e Durrësit këtë përfundim e kishim me deduksion, si pasojë e lidhjes së fortë të Edit me Gjushin, tani askush nuk ka më dyshime.

Në historinë e vjedhjes së votave të Dibrës, e cila qëndron e varrosur në dosjen 184/2006 , në zyrën e Arta Markut, ne e dimë se truri i krahut të armatosur të kësaj bande është kryeministri.

Lexo edhe:

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

VIDEO/ Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

Pasi votimet janë mbyllur, pasi rezultati ka ndryshuar me plus katër mijë në raport me zgjedhjet e kaluara, ai dëgjohet të komunikojë me një drejtor të lartë policie, Arben Keshin.

Biseda telefonike që të kujton filmat me mafiozë të Scorceses, na e paraqet Ramën me zërin e një padrinoje të qetë, që trimëron trupat e tij, që pyet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave.

Se cilat janë këto objektiva na e qartësojnë 15 përgjimet e tjera. Arben Keshi duhet të raportonte në fund tek Rama, se si kishte blerë vota, se si kishte intimiduar zgjedhësit e opozitës, se si kishte friksuar mësuesit, se si biznesmenët kishin blerë vota me 50 mijë lekë, se si policia kishte ndaluar autobuzët, se si kishte menaxhuar kriminelët për të arritur zgjedhjen e kryebashkiakut socialist, Muharrem Rama, që do të zëvendësonte Shukriun me brekë me vrimë.

Natyrisht, krahu i armatosur i kryeministrit, Arben Keshi, i ka kryer të gjitha këto. Prandaj, një ish deputet i PS i flet atij në emër të Ramës duke i thënë: “more pikët maksimale”.

Pse duhet që të merrte pikët e maksimale në një palë zgjedhje vendore? Pikërisht për faktin se i kishte manipuluar ato. Pikërisht sepse Rama i dinte të gjitha krimet në të cilat kishte zhytur duart ai.

Kjo pra është fabula e 16 përgjimeve të reja të Bild, e cila na tregon se grabitjet elektorale janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të rilindjes.

Prej tyre ne kuptojmë më mirë se përse opozita doli nga kuvendi dhe po refuzon të shkojë drejt betejës lokale.

Prej tyre ne kuptojmë se përse Basha vazhdon të bërtasë slloganin: “Zgjedhje të tilla nuk mund të ketë në 30 qershor”

Prej tyre ne kuptojmë se përse Rama vazhdon të japë me firmën e tij PPP e koncesione sikur të jetë në ditët e popullaritetit më të madh.

Prej tyre ne kuptojmë se pse ai nuk pranon të tërhiqet dhe të shpallë një garë të barabartë me rregulla loje të ndershme për të gjithë.

Por mbi të gjitha, prej tyre ne kuptojmë se përse njeriu me tepsi në dorë, po shkon i vendosur drejt të vetmeve zgjedhje moniste që pas rënies së regjimit komunist. Kjo është ajo që ka ëndërruar, për të cilën është përpjekur, të cilën e realizoi brenda partisë më plurale të vendit, asaj socialiste dhe tani po e shtrin në të gjithë Shqipërinë.

Natyrisht, për të arritur deri këtu, ai u detyrua të bëjë pakte me shumë djaj, që nga banditët narkotrafikantë të tipit Avdylaj në Durrës e deri tek policë që duhet të ishin nën pranga, si Arben Keshi.

Me bashkëpunimin e tyre ai prishi çdo mundësi për zgjedhje normale mbi këtë dhè. Prandaj, tani, po marshon i vetëm drejt 30 qershorit, ashtu sikurse kishte fantazuar në vegimet e tij më të çmendura.

Por fatmirësisht, tani, falë Bild ne e dimë se përse po ndodh kjo. Ne e dimë se 30 qershori nuk është as ditë zgjedhjesh, as ditë votimesh. Ajo është dita e emrit të një hajduti të shumfishtë.

Edi Rama është i dënuar të shkojë kokfortë drejt saj. Pasi për një gjë është i sigurtë: Nuk mund të kryejë dot asnjë krim më shumë se sa ka bërë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025
BOTA

VIDEO/ Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

21:22 : 19/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

21:17 : 19/09/2025
AKTUALITET

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025
AKTUALITET

Dhunohet një efektiv policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori (Detaje)

21:03 : 19/09/2025
BOTA

Iu revokua viza nga SHBA, presidenti palestinez do të mbajë fjalim virtual në samitin e OKB-së

20:58 : 19/09/2025
Para

Qëndrimet e Rudina Hajdarit/ Berisha: Basha e ka pranuar se...

TË GJITHA

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025

VIDEO/ Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

21:22 : 19/09/2025

VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

21:17 : 19/09/2025

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025

Dhunohet një efektiv policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori (Detaje)

21:03 : 19/09/2025

Iu revokua viza nga SHBA, presidenti palestinez do të mbajë fjalim virtual në samitin e OKB-së

20:58 : 19/09/2025

Trump njofton takim me Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë: Do flasim për marrëveshje të rëndësishme

20:48 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com