Përgjimi që rrëzon Rilindjen/ Ja me sa lekë janë blerë votat në Shqipëri! Provat … (Video)

Prestigjiozja gjermane Bild ka publikuar ditën e sotme 16 përgjime të reja, në të cilat tregohet se me sa para blihet një votë në Shqipëri.

Më poshtë do të dëgjoni bisedën mes një biznesmeni në Dibër të identifikuar si Besim Krashi dhe një personi që mban numrin e telefonit 0686795208.

Gjatë bisedës dëgjohet se mes dy personave diskutohet se sa para duhet të japin për votë, dhe se një person i tretë po i mashtron ata.

Ja biseda mes Besim Krashit dhe personit me numër telefoni 0686795208:

Bekim Krashi: Hë …

0686795208: Alo…

Bekim Krashi: Hë ç’kemi ça bëre …

0686795208: O Bekim si je, a je mirë

Bekim Krashi: Mirë, si je?

0686795208: Ej..

Bekim Krashi: Hë..

0686795208: Doja të të thoja për familjen e Halit BAshës…

Bekim Krashi: Po …

0686795208: Ka 3 vota…

Bekim Krashi: Po ….

0686795208: Por ai do diçka mor burrë i dheut, si tja bëjmë

Bekim krashi: Ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po jam konsultu pak, po përzotin nuk di çfarë të bëj. Edhe për Fiqiri Bashën më ka ardh, ka vetëm dy vota dhe thjeshtë 50 mijë lekë i ka dhënë.

Bekim Krashi: Sa …

0686795208: Kaq më tha Fiqiriu, 50 mijë lek…

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, sa është shrku në letër..

Bekim Krashi: Letra do mi japin një më një letrat mua ata.

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ça do bëjmë noj gjë me ta?

LEXO EDHE  Mandati i Durrësit/ Çfarë ndodh nëse merr fuqi vendimi i gjyqtares Margjeka

Bekim Krashi: Tani jam në Peshkopi. Po ashtu po vij nesër unë ti jap noj lek.

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën përshembull, sa mund t’i japim…

Bekim Krashi: Sa vota kanë ata 5?

0686795208: 3 vota ka Haliti dhe dy vota Fiqiri Basha …

Bekim Krashi: 5?

0686795208: Ëëëë…

Bekim Krashi: Atyre jepu nga 40 mijë lekë, 50 mijë lekë …

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota …

Bekim Krashi: Jo mo jo, të paktën nga një 40 nga një 30 për kokë…

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: këtë 100 mijë leskhin ja japim atij që ka 3…

0686795208: Po 100 mijë lekë, po këtij që ka dy vota?

Beklim Krashi: Atij i japim 60-70 mijë lek…

0686795208: Naimi i ka dhënë 50 thotë Fiqiriu. Le ti japim atij 20 mijë më shumë

Bekim Krashi: Ata edhe aq i kanë pas shumë. Po meqë ata i kanë dhënë 20 jepi dhe një 20 të tjera më shumë.

0686795208: PO shife çikë mër burrë, se janë tu abuzu edhe me punë lekësh o Beko, aman o burrë

Bekim Krashi: O zotëri, o zotëri, mos mi thuaj mua këto gjëra nëpër telefon se përgjohet or ti …

0686795208: Ëëëë…

Bekim Krashi: Po lëri pra tani këto diskutime me mua në telefon …

0686795208: Kuptoj kuptoj, shifi vetë tani…

Bekim Krashi: Hajt, shifemi ….