PËRGJIMET – “Sala jam, Xhelali ka organizu…”/ Zbardhet telefonata me shefin e policisë

Bild ka publikuar përgjimet e reja që implikojnë zyrtarë të qeverisë në shitblerjen e votave. Përgjimet janë të dosjes 184, për zgjedhjet në Dibër.

Përgjimi 8

Në përgjimit 8 tregohet se si policia e Shtetit përdoret për qëllime politike.

Arben Keshi, drejtor i qendrës së Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë në telefonatë me një person të paidentifikuar në telefonatë me Sali Skurën, shefi i policisë së stacionit nr 5 në Kamëz me nr 0688410294.

“Keshi flet me shefin e policisë së Kazmës, duke shprehur shqetësim dhe pyet për informacion lidhur me votuesit e PD-së të cilët jetojnë në Kamëz dhe kanë të drejtën e votës në Dibër. Shefi i policisë pasi i jep informacion lidhur me nurmin e votuesve të PD-së që do shkojnë të votojnë, e informon se ai po tenton të ndalë votuesit të shkojnë të votojnë. Ai thotë se po postoblloqe policie për të dnaluar votiuesit e PD-së dhe se ai ndjek gjatë gjithë kohës lëvizjet e atyre që jetojnë në Kamzë dhe pritet të udhëtojnë në Diobër, sepse janë regjistruar si votues atje. Shefit të policisë së Kazmës i është kërkuar të kujdeset për situatën në rrethin e Dibrës për llogari të PS-së”, shkruan Bild.

Biseda

Arben Keshi: Urdho

Sali Skura: Shef Beni, si të kam. Saliu jam

Arben Keshi: Kush?

Sali Skura: Sala në Kazmë. Sali Skurra.

Arben Keshi: Hë mo cckemi?

Sali Skura: Si të ka vëllai?

Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?

Sali Skura: Mirë, hë o lodhe?

Arben Keshi: Ajde mo lodh.

Sali Skura: Si është tu shku?

Arben Keshi: Duket mirë po na këputët jku të Kamzës.

Sali Skura: Po pra po.

Arben Keshi: Bllokoni autobuzën e kamzës o shok

Sali Skura: Ok, këna nxherrë postblloqet të shohim nesër nga ora 3 ose 3 e 30 kanë me u nis. I kemi marrë këto masat.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Po për Zotin mendohet se mendohet se 400-450 veta.

LEXO EDHE  Detaje të reja nga vrasja në Kavajë/ Shoqërohet në polici autori

Arben Keshi: I ka organizu Xhelali ë?

Sali Skura: Xhelali ka organizu krejt bashkinë, i ka ccu te turizmi i ri në Lurë. E kupton?

Arben Keshi: E kuptoj!

Sali Skura: Maqella si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë, sepse ata nuk kanë njerëz nga Kamza atje. Nga krahu i Xhelalit s’kam asnjë më.

Sali Skura: Lura është problem.

Arben Keshi: Lura e? Lura, Recci besoj. Lura Recci. Gjithë krahina. Po… ne komisionerët ma do mendja i kemi në thes?

Arben Keshi: Po, po, po mo po.

Sali Skura: Po qyteti si dekut qyteti?

Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është. Për këtë pjesë po flas, Lurë Recc, këto që po bie Xhelali mo burrë.

Sali Skura: Po pra po. Melita (punonjëse në gjendjen civile) s;ka pas cca me bo (manipuluar adresat e votuesve) me këto kodet   dhe me njeri-tjetrin  ë?

Arben Keshi: Jo, jo. S’kanë cca bëjnë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile mo se s’ke ca me bo.

Sali Skura: I patëm sot, i ndoqën gjithë ditën që nga mëngjesi. hajde të uroj fitore.

Arben Keshi: A s’bëhet fjalë. 450. Po sot ka marrë njerëzit e vet ai, të tjerë në Lurë.

Sali Skura: Po, po njerëzit e vet. E ke parasysh këto. Me këto furgon me këto kështu. Ne kemi ngrit postblloqe në tre vende. Edhe dje e bëmë.

Arben Keshi: e kuptoj. Vetëm për këtë pjesën e informacionit, është vetë, Lura apo janë edhe zona të tjera, ta dimë pak a shumë.

Sali Skura: Po, po ne kemi 99 përqind janë nga krahu këtij, që të mos shkojnë nga …

Arben Keshi: Aha e rrugës së parë, i bin andej.

Sali Skura: Po.

Arben Keshi: Mirë, mirë shoku, faleminderit

Sali Skura: Mirë Beni hajde suksese

Arben Keshi: Ja kalofsh mire, ciao.

Sali Skura: Me fitore.