Bild ka publikuar sot 16 përgjime të tjera lidhur me shit-blerjen e votave. Përgjimet e publikuara sot janë pjesë e dosjes 184 që i përket qarkut të Dibrës, ndërsa në bisedat e publikuara shfaqen nga kryeministri Edi Rama dhe vijojnë me Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun, drejtuesit e institucioneve lokale në Dibër, biznesmenë etj.
Ndërkohë në një reagim të parë nga opozita lidhur me përgjimet kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postiim në rrjet shkruan se: provat e ‘Bild’ janë shkatërruese dhe se ‘Edi Rama e largoi përfundimisht veten nga skena politike’
Postimi i Vasilit
‘Edi Rama e largoi perfundimisht veten !
Provat e BILD shkaterruese !
Kryeministri u provua boterisht si hajdut ordiner votash bashke me te gjithe hajdutet e ministrise se brendeshme dhe turli farë zyrtaresh te shtetit dhe horrash e alabakesh !
Te jape doreheqjen dhe te largohet nga zyra menjehere !
Drejtesia ta ndaloje,ta hetoje dhe ta denoje,ç’presin më !”
Pas Petrit Vasilit, po me një postim në rrjet ka reaguar ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, sipas të cilës përgjimet e Bild tregojnë qartë krimin e organizuar, shantazhin, rrënimin e demokracisë. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e reflektimit qytetar sepse humbja e shpresës dhe katandisja e qeverisjes deri në këtë pikë janë shkak i fortë për largimin e shqiptarëve dhe izolimin e Shqipërisë nga perspektiva europiane.”
Parandalimi duhet të ndodhë sot, nesër mund të jetë shumë vonë dhe me pasoja të rënda për qytetarët shqiptarë! Të gjithë kemi në memorien tonë rradhët e gjata në ambasada. Uroj që kjo t’i përkasë vetëm të shkuarës, sepse e ardhmja duhet t’i përkasë Shqipërisë europiane dhe jo Shqipërisë rrethuar nga kufijtë dhe izolimi!”, shkruan Gjosha.