• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

30 milionë € në 4 muaj/ Rritet numri i kredive të keqija

09:46 : 17/06/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit, pasi arritën nivelin më të ulët që nga 2010-a në dhjetor të vitit të kaluar.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme u rrit me 0.08 pikë përqindje nga muaji i kaluar, duke arritur në 11.46% të totalit të huasë që është dhënë nga bankat për bizneset, individët etj. Në dhjetor, ky tregues kishte zbritur në 11.08%.

Në vlerë absolute, kreditë e marra nga bizneset e individët, që janë më shumë se tre muaj vonesë në kthimin e kësteve ishin 500 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2018, në portofolet e bankave janë shtuar edhe 30 milionë euro hua që është në vonesë.

Përgjatë gjithë vitit 2018, sistemi bankar pa një rënie të nivelit të kredive me probleme. Në dhjetor të vitit 2018, 11.08% e totalit të huave ishin në vonesë më shumë sesa 3 muaj, nga 13.28% që ishin në dhjetor 2017.Banka e Shqipërisë vlerësoi se rënia e kredive me probleme, krahas përmirësimit të aktivitetit ekonomik, pasqyron edhe angazhimin e bankave në përmbushje të planit të masave për të ulur kreditë me probleme.

Pritshmëritë e Bankës ishin që pastrimi i bilanceve të bankave nga kreditë me probleme dhe konsolidimi i sistemit bankar pritet të ndihmojnë në një rritje të qëndrueshme të kredisë në të ardhmen.Por, në 2019-n, kjo tendencë nuk po konstatohet, të paktën në katër muajt e parë të vitit, duke sinjalizuar për vështirësi në aktivitetin e bizneseve, të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe të huave problematike.

Një raport i fundit i bërë publik nga Iniciativa e Koordinimit të Bankës Evropiane në Vjenë pohonte se pavarësisht uljes, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) gjatë 12 muajve deri në shtator 2018.

Lexo edhe:

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

Raporti i NPL-ve në Shqipëri ra me 1.9 pikë përqindje nga viti në vit në 12.9% në fund të shtatorit, por mbeti më i larti në rajon, sipas instrumentit gjysmë vjetor për CESEE, botuar nga NPL Initiative, një nënbashkësi e Vienna Initiative.

Vetëm dy vende mbesin mbi pragun prej 10% në CESEE (Shqipëria në 12.9% dhe Kroacia me 10.2%).Serbia regjistroi përmirësimin më të madh në raportin e NPL-ve në CESEE. Niveli i NPL-ve në Serbi u ul me 5.8 pikë përqindjeje nga viti në vit. Shifrat treguan një trend të vazhdueshëm në rënie të raporteve të NPL-ve, për të gjitha vendet e shqyrtuara përveç Letonisë dhe Estonisë.Vëllimi i NPL në rajonin e CESEE ra me 12.9% në periudhën 12-mujore deri në shtator 2018. /Monitor/

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025
AKTUALITET

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari i dëbuar rikthehet ilegalisht në Itali, arrestohet nga autoritetet në Asti

16:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025
Para

Dekreti për zgjedhjet/ PS kërkesë zyrtare për shkarkimin e Metës

TË GJITHA

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025

Shqiptari i dëbuar rikthehet ilegalisht në Itali, arrestohet nga autoritetet në Asti

16:14 : 13/10/2025

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

16:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com