Gazeta Gjermane Bild ka publikuar sot 16 përgjime të reja mbi fenomenin e shit-blerjes së votave në Shqipëri.
Përgjimet e publikuara sot i përkasin dosjes 184, që njihet si ajo e Dibrës. Në përgjimet e publikuara kanë rënë Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, që duket se drejton edhe shtabin elektoral, Pjerin Ndreu, deputet i PS-së, Sali Skura, zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, biznesmeni Bekim Krashi, Drini Gjeçi, drejtor i Drejtorisë Arsimore, dhe një drejtor shkolle.
Përgjimet nisin me Edi Ramën, që komunikon me Arben Keshin, dhe më pas në pothuajse çdo përgjim shfaqet Arben Keshi që komunikon me të gjithë personat e tjerë e përfshirë në përgjimet e publikuara sot nga Bild.
Përgjimet e plota
Arben Keshi: Hë shefi!
Edi Rama: Hë mo si duket?
Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.
Edi Rama: Ashtu është?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?
Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarë do të bënin ty ata?
Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka.
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo!
Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.
Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?
Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?
Arben Keshi: Po po në rregull.
Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao.
Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.
Përgjimi
Arben Keshi: Mirmëngjes
Artan Gaçi: Mirëmëngjes, ça bëre
Arben Keshi: Mirë ça bëre ti
Artan Gaçi: E ja qëndrova me shefin e madhi (Edi Ramën) dhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Gaçi: Nga ai nga ai, unë po e po
Keshi: Inshallah bëhen realitet se ngela kështu u bë 3 vjet.
Gaçi: Jo jo, ka vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjithë. Në të gjithë Maqellarën ai është personi. Është tha e ka kopsit, e ka bo tha, komplet gjithë gjërat. Edhe në 2011 fitojë tha po dolën para me 1 kuti.
Keshi: Hajde mo, ashtu është
Gashi: Është merita e Benit komplet, i thashë
Keshi: Rrofsh, faleminderit
Gashi: Desha me ta thonë që të ashtu unë..
Keshi: Rrofsh rrofsh faleminderit
Gaçi: Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë
Keshi: po po, po
Përgjimi
Nr cel: Jam këtu te Tasia përballë
Keshi: ku
Nr cel: Tasia
Keshi: Ku
Nr cel: Tasie Lleshi
Keshi: Po, po po
Nr cel: Nuk është këtu, është vllai refiu.
Keshi: Po në rregull
Nr cel: Ajo tha për 30, po ska 30 ashtu tha…
Keshi: Leje nëse nuk i duan leje, le të shkojnë te PD
Nr cel: Hajde mire
Pergjimi
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Arben Keshi: Hë
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Arben Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)
Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok
Përgjimi
Arben Keshi: S’ka ardhur. E ka pasu fikur telefonin, po spo vjen.
0686912636: Ah dëgjo
Arben Keshi: Hë
0686912636: Ai që nuk e pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686912636: Ka ardh tu më kërku, këtu është daja e vet.
Arben Keshi: Hahahah. Mirë. Ti e di vetë.
0686912636: Xhevati thotë mbaro punë!
Arben Keshi: Mbaro de.
0686912636: Nuk kuptohet…
Arben Keshi: Ta shkruj me mesazh se nuk flas dot
0686912636: OK
PëRGJIMI
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes
Drini Gjeçi: Mirëmëngjes
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si kalove?
Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?
Pjerin Ndreu: Si je a je mirë? Si shkon?
Drini Gjeçi: Mirë
Pjerin Ndreu: Bëji një telefon këtij Reshat Elezi, nga Reçi. I thuaj shkollës që ta deklarojnë votën hapur, sepse këto poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Thuaj dilni hapur me votën përndryshe ditën e hënë tregojani se ku fluturon
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Flas unë tashi me të
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Thuaji ta deklarojë hapur për PS-në. Ta deklarojë hapur. Ose më mirë të gjej vend e të futet.
Drini Gjeçi: Pa merak se e mbyll unë këtë punë.
Përgjimi
Arben Keshi: Alo, hë
0686913636: A nise e?
Keshi: Po mo, prej Çakre.
0686913636: Ej, Ej per Zotin s’ka lëviz hiç…
Keshi: Ça s’ka lëviz o burrë, ca po dëgjon ti. Sapo më mori në telefon dhe më tha sa maroi takimin me gjithë policat, po të disinformojn o shok,
0686913636: Me mori ai…me mori Nexhipi tani
Keshi: A Nexhipi, ç’ne mbase ai s’ështe fare te lista, ma jep emrin ta pys ca ka ndodh.
0686913636: Nji sekond…
Arben Keshi: Ore ma jep emirn e Nexhipit edhe do ta marr unë në telefon..
0686913636: Ok, mir hajt..
Telefonata e Dytë
Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol
0675590725: Po
Keshi: Ka ndonjë gjë andej nga ju? i keni dhënë gjë atij apo jo?
0675590725: Po,po të dyve..
Keshi: Ai ka ardh ktu thotë jo
0675590725: Ka ardh Xhabiri?
Keshi: Po, ai..
0675590725: Merre me vete edhe sille ktej
Keshi: Ok, mire
Telefonata e Tretë:
Arben Keshi: Aty me ty është apo flet kot ai?
0686913636: Po jo mo, po si t’dush ti , po deshe vijmë me vonë si ta kesh.
Arben Keshi: Ai thotë që të vini aty me atë. Merre me vete edhe ma sill ktu tha dhe do ia jap unë.
0686913636: Ok,mire
Përgjimi
Arben Keshi: Përshëndetje
Drini Gjeçi: Hë mo si je, a je mirë
Arben Keshi: Hë, si shkove ti, a je lodhur
Drini Gjeçi: Nga pak, si ja çon ti
Arben Keshi: Mirë kështu mirë, hë mo si është puna andej or ti
Drini Gjeçi: Po mirë duket mo, mirë duket
Arben Keshi: A ka lëvizje andej
Drini Gjeçi: Jo
Arben Keshi: Ska shumë eee, mirë
Drini Gjeçi: jo, çfarë ke bërë ti
Arben Keshi: Hiç
Drini Gjeçi: Lëvizje e madhe këtej, rruga këtej
Arben Keshi: joooo
Drini Gjeçi: po po
Arben Keshi: Si duket sju eci dhe
Drini Gjeçi: Mirë duket ëëë
Arben Keshi: Pooo
Drini Gjeçi: Mirë mirë, a thu kam nejt me ata drejtorët apo lashë nam
Arben Keshi: vallai merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni me shku për lesh. Merri të gjithë drejtorët në telefon një nga një, të të raportojnë një nga një, që kanë marrë në telefon. Merri njëherë se janë duke fjet gjumë, përveçse me Gëzimin dhe Arjanin me asnjë s’kam fol.
Drini Gjeçi: Mirë, po ça të marrë unë ata, Haxhiqimes ca ti them unë…
Arben Keshi: Merri të gjithë me gra e me burra, ça të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që keni pru atje. Nëse nuk duan, p* dh somës të shkojnë se po ja u q* robt…
Drini Gjeçi: Çke ti se po i marr unë tani në telefon.
Arben Keshi: Mirë
Drini Gjeçi: Mirë mirë, hajde shnet
Përgjimi
Damian Gjiknuri: Çfarë bëhet
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë
Arben Keshi: Po duhet të vijnë këto deputetët tonë, se kanë ardh ato të PD
Gjiknuri: Tani do vijnë ato se siç duket fjetën i cik se kanë qenë notën aty, tani do të vijnë
Arben Keshi: Unë skam fjet fare
Gjiknuri: E di e di, tani janë zgjuar ata dhe do të vijnë
Arben Keshi: Po të vijnë të dalin nëpër qendra
Gjiknuri: natyrisht
Arben Keshi: Tani vëzhguesit e atij janë të gjithë nga rrethet askush si njef
Gjiknuri: E di e di, ashtu i kanë sjellë edhe atë, skanë besim te ata të vetët. Po të çoj edhe ca çuna ti kesh aty, një furgon ta kesh aty.
Arben Keshi: Mirë
Gjiknuri: i çova unë ca që të rrijnë aty, të rrijnë te shtabi jot, ti kesh për çdo rast, por mos dalin se janë edhe tipa problematikë po gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë
Përgjimi
Arben Kushi: Alo, po
Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Skura: Hë mo, ca bone ti
Skura: Çkemi, si ia çove?
Arben Keshi: Mirë, si kalove ti?
Skura: Mirë, hë, mo si ia çoni?
Arben Keshi: Po s’dimë gjë akoma. Mirë duket, po akoma se dimë. Thes i mbyllur.
Skura: Po,po,po…Si duket situata?
Keshi; Po mirë është..
Skura: Jo flas nga pjesmarrja, si e shikon ti dmth
Keshi: Aq mo sa kan morë vazhdimisht, tek 52% se nuk merren dot më shumë
Skura; PO Maqellara si doli? Si janë parashikimet?
Arben Keshi: Po ku di unë, mirë mirë duken. Kështu sikur po na thonë. Po tani ta shofim. Se ne mund të dalim edhe më mirë se kaq, po po kjo është një zonë e paparashikueshme.
Skura: Po,po,po e vërtetë është…
Keshi: A erdhët shumë mrom ktej mo?
Skura: Ëëë?
Keshi: A erdhën shumë autobuza mromë?
Skura;Jo, jo ne nja 7 autobuza i kemi blloku. Po,po, ca prej tyre i bllokum ca të tjerë i kthym kshu me miqësi me …
Arben Keshi: Mirë pra, shumë mirë..
Skura: Mirë pra, me kujdes vlla edhe me fitore.
Keshi: Po,po rrofsh, urime. Faleminderit
Përgjimi
Drini Gjeçi: Mirmëngjes
Pjerin ndreu: Si je?
Drini Gjeçi: Mirë Pjerin, ça ke bërë ti?
Pjerin Ndreu: Si je, si po të ecin gjërat?
Drini Gjeçi: Mirë
Deputeti Socialist Pjerin Ndreu: Bëji një telefonon Drejtorit të Shkollës Reshat Elezi nga Reçi. Drejtorit të Shkollës thuaji të deklarojë votën hapur për PS-në se këto sms-të që çon lart e poshtë nuk janë fort të këndshme. Drejtorit thuaji të deklarojë votën, dhe thuaji se ku përfundon ditën e hënë.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Flas unë tani me të
Pjerin Ndfreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Deklaroje votën haur thuaji nëse se deklaron hapu, gjej vend dhe futu.
Drini Gjeçi: Mos u mërzit se e rregulloj unë këtë punë.
Përgjimi
Drini Gjeçi: Alo, Lavdrim Murati
Lavdërim Murati: Po
Drini Gjeçi: Drejtori Rajonal i Arsimit të flet
Lavdrim Murati: Urdhëro, si e kalove
Drini Gjeçi: A ke votuar
Lavdrim Murati: Jo akoma
Drini Gjeçi: Po pse o Lavdrim nuk ke votuar akoma
Lavdrim Murati: Po s’kam votuar, të lirohet njiherë rradha
Drini Gjeçi: Ça rradhe
Lavdrim Murati: Rradha…
Drini Gjeçi: Mos kemi llafe, votat i dua haptas unë. Mos kemi llafe më
Lavdrim Murati: Ca flet o drejtor, s’bohet llafi
Drini Gjeçi: Mos mpri m’besë, aq vota sa ke i dua, mos ma prish llafin
Lavdrim Murati: Më vjen keq, jo jo.
Përgjimi
Bekim Krashi: Hë …
0686795208: Alo…
Bekim Krashi: Hë ç’kemi ça bëre …
0686795208: O Bekim si je, a je mirë
Bekim Krashi: Mirë, si je?
0686795208: Ej..
Bekim Krashi: Hë..
0686795208: Doja të të thoja për familjen e Halit BAshës…
Bekim Krashi: Po …
0686795208: Ka 3 vota…
Bekim Krashi: Po ….
0686795208: Por ai do diçka mor burrë i dheut, si tja bëjmë
Bekim krashi: Ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po jam konsultu pak, po përzotin nuk di çfarë të bëj. Edhe për Fiqiri Bashën më ka ardh, ka vetëm dy vota dhe thjeshtë 50 mijë lekë i ka dhënë.
Bekim Krashi: Sa …
0686795208: Kaq më tha Fiqiriu, 50 mijë lek…
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, sa është shrku në letër..
Bekim Krashi: Letra do mi japin një më një letrat mua ata.
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ça do bëjmë noj gjë me ta?
Bekim Krashi: Tani jam në Peshkopi. Po ashtu po vij nesër unë ti jap noj lek.
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën përshembull, sa mund t’i japim…
Bekim Krashi: Sa vota kanë ata 5?
0686795208: 3 vota ka Haliti dhe dy vota Fiqiri Basha …
Bekim Krashi: 5?
0686795208: Ëëëë…
Bekim Krashi: Atyre jepu nga 40 mijë lekë, 50 mijë lekë …
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota …
Bekim Krashi: Jo mo jo, të paktën nga një 40 nga një 30 për kokë…
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: këtë 100 mijë leskhin ja japim atij që ka 3…
0686795208: Po 100 mijë lekë, po këtij që ka dy vota?
Beklim Krashi: Atij i japim 60-70 mijë lek…
0686795208: Naimi i ka dhënë 50 thotë Fiqiriu. Le ti japim atij 20 mijë më shumë
Bekim Krashi: Ata edhe aq i kanë pas shumë. Po meqë ata i kanë dhënë 20 jepi dhe një 20 të tjera më shumë.
0686795208: PO shife çikë mër burrë, se janë tu abuzu edhe me punë lekësh o Beko, aman o burrë
Bekim Krashi: O zotëri, o zotëri, mos mi thuaj mua këto gjëra nëpër telefon se përgjohet or ti …
0686795208: Ëëëë…
Bekim Krashi: Po lëri pra tani këto diskutime me mua në telefon …
0686795208: Kuptoj kuptoj, shifi vetë tani…
Bekim Krashi: Hajt, shifemi ….
Përgjimi
Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.
Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat dhe kërko mbështetje
Bekim Krashi: E mirë po marr listën edhe po vij atje….
Përgjimi
Arben Keshi: Urdho
Sali Skura: Shef Beni, si të kam. Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kazmë. Sali Skurra.
Arben Keshi: Hë mo çkemi?
Sali Skura: Si të ka vëllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë o lodhe?
Arben Keshi: Ajde mo lodh.
Sali Skura: Si është tu shku?
Arben Keshi: Duket mirë po na këputët jku të Kamzës.
Sali Skura: Po pra po.
Arben Keshi: Bllokoni autobuzën e kamzës o shok
Sali Skura: Ok, këna nxherrë postblloqet të shohim nesër nga ora 3 ose 3 e 30 kanë me u nis. i kemi marrë këto masat.
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet se mendohet se 400-450 veta.
Arben Keshi: i ka organizu Xhelali ë?
Sali Skura: Xhelali ka organizu krejt bashkinë, i ka çu te turizmi i ri në Lurë. E kupton?
Arben Keshi: E kuptoj!
Sali Skura: Maqella si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë, sepse ata nuk kanë njerëz nga Kamza atje. Nga krahu i Xhelalit s’kam asnjë më.
Sali Skura: Lura është problem.
Arben Keshi: Lura e? Lura, Reçi besoj. Lura Reçi. Gjithë krahina. Po… ne komisionerët ma do mendja i kemi në thes?
Arben Keshi: Po, po, po mo po.
Sali Skura: Po qyteti si dekut qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është. Për këtë pjesë po flas, Lurë Reç, këto që po bie Xhelali mo burrë.
Sali Skura: Po pra po. Melita (punonjëse në gjendjen civile) s;ka pas ça me bo (manipuluar adresat e votuesve) me këto kodet dhe me njeri-tjetrin ë?
Arben Keshi: Jo, jo. S’kanë ça bëjnë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile mo se s’ke ca me bo.
Sali Skura: i patëm sot, i ndoqën gjithë ditën që nga mëngjesi. hajde të uroj fitore.
Arben Keshi: A s’bëhet fjalë. 450. Po sot ka marrë njerëzit e vet ai, të tjerë në Lurë.
Sali Skura: Po, po njerëzit e vet. E ke parasysh këto. Me këto furgon me këto kështu. Ne kemi ngrit postblloqe në tre vende. Edhe dje e bëmë.
Arben Keshi: e kuptoj. Vetëm për këtë pjesën e informacionit, është vetë, Lura apo janë edhe zona të tjera, ta dimë pak a shumë.
Sali Skura: Po, po ne kemi 99 përqind janë nga krahu këtij, që të mos shkojnë nga …
Arben Keshi: Aha e rrugës së parë, i bin andej.
Sali Skura: Po.
Arben Keshi: Mirë, mirë shoku, faleminderit
Sali Skura: Mirë Beni hajde suksese
Arben Keshi: Ja kalofsh mire, ciao.
Sali Skura: Me fitore.
Përgjimi
Votuesi: Ça bëhet?
Krashi:Mirë, ça bahet a je lodh?
Votuesi: Hiç, mirë.
Krashi; Hë
Votuesi; Po si do votojmë ne o burr?
Krashi: Si?
Votuesi; Si do votojmë ne? Drini jam unë.
Krashi: Kush?
Votuesi: Drini jam o ti.
Krashi: Numri 1, Njishin o Drin
Votuesi: Po me ça do votojm or ti. Më thuj si do ta konfirmojmë votën
Krashi: Ne numri 1 vene një vizë edhe kaq.
Votuesi: Si,si? Ku?
Krashi: Po nu i me thuj ma mire, edhe po vij aty ta tregoj si do behet. E t’takoj un personlisht ok.
Votuesi: Po, a do vish?
Krashi: Po,po, ja tu ardh jam
Votuesi: E mir hajt..