Panik dhe frikë kanë përjetuar pasagjerët e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlines që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.
Për shkak të tronditjeve nga turbulencat e mëdha, 20 deri 25 minuta para uljes, 10 persona kanë mbetur të lënduar.
Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.
Ajo tha se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë u përball me turbulencat në orën 20:07. Për pasojë, karriget kane dalë nga vendi dhe 10 persona kanë pësuar lëndime serioze.