Një përplasje mes dy makinave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Fatmirësisht raportohet se nga aksidenti nuk ka dëmtime në njerëz.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Si shkak i tij janë krijuar radhë të gjata në lëvizjen e automjeteve.