Katër anëtarë të një familjeve kanë humbur jetën në kryeqytet si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një rrethrrotullim pranë një qendre tregtare.
Viktima në këtë aksident tragjik kanë mbetur babai, nëna dhe dy fëmijë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ndodhet në spital.
Nga raportimet mësohet se aksidenti ka ndodhur ndërsa një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.