Pas Elbasanit ‘blindohet’ Vlora, çfarë po ndodh?

Forcat speciale të mbështetura nga Policia e Vlorës kanë zhvilluar gjatë natës një operacion në zonën e Lapardhasë në Vlorë ku janë kontrolluar disa banesa si dhe kanë sekuestruar një sasi të vogël kanabisi.

Derimë tani nuk ka persona të arrestuar ndërkohë që priten operacione të tjera në të gjithë vendin.

Duket se policia e shtetit po kryen kontrolle në disa prej qyteteve më problematike, sa i takon krimit në vend, dy javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale, që sipas qeverisë do të jenë në 30 Qershor.

LEXO EDHE  ‘Po fole do të publikoj videon’/ Përdhunoi 19-vjeçaren dhe filmoi aktin

Gjatë aksionit që u zhvillua dje në Elbasan u arrestuan 11 persona, një pjesë e të cilëve anëtarë të fisit Çapja, po nuk munguan dhe anëtarë të AMA-s dhe persona të tjerë që punonin në administratën lokale.