• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Europa na e tha direkt dhe indirekt: Rama ik…

14:50 : 15/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Skeptikët e vëtësakrifikuar për Rilindjen, ngjizin në çdo debat idenë se ndërkombëtarët nuk duan që kryeministri Rama të largohet, që ata nuk janë shprehur pro opozitës, apo që njohin institucionet e vendit. Që të gjitha këto janë argumenta të sforcuar, që lexohen përcipatas, pa u futur në thelbin e qëndrimeve të tyre.

Janë të paktën katër shtete shtyllë të BE-së të cilët u artikuluan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Holanda e tha fjalën e saj, kur votoi në parlament kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë me argumentin e qartë: “Ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Që të dyja këto shkaqe janë pasojë e keqqeverisjes me dëshirë, pasi (kështu di të qeverisë Rama) dhe kurrsesi nuk mund t’i atribuohen këto dështime opozitës, apo klimës konfliktuale në vend.

Gjermania gjithashtu është shteti tjetër që mban në këmbë BE-në e cila ka lënë të kuptohet që as në shtator nuk ka ndërmend të hapë negociatat më Shqipërinë, shtuar këtu edhe Francën apo Belgjikën, që po shkojnë drejt një vote të pastër “Shqipëria larg BE-së”. Çfarë kërkon më tepër ky vend, kjo shoqëri, kur edhe Europa e qartësoi se është kundër politikave të ndjekura nga Rama?

Mos ndoshta presin që kancelarja gjermane Angela Merkel të dalë në konferencë shtypi dhe të thotë: Shqiptarë, hapni sytë, Rama ju pengoi integrimin në BE, ju etiketoi si vendin më problematik në Europë për korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës?! Kjo nuk mund të ndodhë, pasi fuqitë ndërkombëtare flasin me akte politike dhe njëkohësisht edhe me diplomaci.

Lexo edhe:

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë!

Nuk është rastësi që mediat më të mëdha dhe të rëndësishme gjermane shkruajnë dhe bëjnë kronika për shitblerjne e votave, autoritarizmin e theksuar të kryeministrit Edi Rama, varfërinë në vend, krizën e madhe shoqërore e politike dhe zënien e frymës së popullsisë nga grupet kriminale të trafikut të drogës. Që të gjitha janë fakte domethënëse që tentojnë të zgjojnë një shoqëri, që jo vetëm të rendë pas opozitës, por të mos pranojë një qeveri me shumë të meta, e mbi të gjitha të rrezikshme, e cila mund ta çojë vendin e vogël në kaos të madh.

Nëse do të shihet me vëmendje qëndrimi ndërkombëtar gjatë muajve të fundit, veçanërisht i gjermanisë zyrtare, Francës, apo Holandës, kuptohet qartë se ia kanë hequr vizën përfundimisht kryeministrit Edi Rama. Për ta, ai është jo vetëm i pabesueshëm, por përbën  rrezik serioz, që mund të shtrijë konflikte edhe përtej Shqipërisë. Në Samitin e Berlinit kjo iu tha me zë të lartë, qoftë edhe me injorim të Ramës, kur “tre burrave të gjatë” Rama-Thaçi-Vuçiç iu rrëzua përfundimisht ideja e çartur për të shkuar drejt “korrigjimit të kufijve” Kosovë-Serbi, mbi baza etnike.

Nga ana tjetër, Ramës iu bërtit fort në “vesh” se Shqipëria nuk meriton hapjen e negociatave jo për shkak të shoqërisë, por pikërisht të individit që drejton vendin. A ka domethënie më të madhe dhe qëndrim më të pastër, pa diplomaci fare të liderëve të rëndësishëm Europian që po po veçojnë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria?

Ne nuk krahasohemi as me fqinjët tanë, ku një politikan mëse normal si Zoran Zaev, bëri gjithçka në pak muaj për t’i dhënë “arome Europe” shtetit të tij, ndërsa Rama i dha “aromë kanabisi”. Çfarë kërkojmë më shumë. Indirekt edhe Bashkimi Europian e ka thënë: Rama ik…!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

18:12 : 16/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë!

18:03 : 16/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Synon ngjitjen në Premier League, Leicester emëron trajnerin e ri

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
BOTA

Krim i rëndë në Kaliforni, hajduti vret drejtuesen e “American Idol” dhe burrin e saj

17:40 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese lokali të legalizuar dhe paralajmëron ndëshkim për zyrtarët e Kadastrës

17:28 : 16/07/2025
Para

Zgjedhjet me 30 qershor, Ademi: Fatkeqësi, po përballemi me grusht shteti

TË GJITHA

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

18:12 : 16/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë!

18:03 : 16/07/2025

Zyrtare/ Synon ngjitjen në Premier League, Leicester emëron trajnerin e ri

17:51 : 16/07/2025

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025

Krim i rëndë në Kaliforni, hajduti vret drejtuesen e “American Idol” dhe burrin e saj

17:40 : 16/07/2025

Rama nxjerr pamjet e një shtese lokali të legalizuar dhe paralajmëron ndëshkim për zyrtarët e Kadastrës

17:28 : 16/07/2025

Trukoi sfidën kualifikuese të Conference League, klubi malazez përjashtohet për 10 vite nga garat

17:28 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com