• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për hetimin në AMA/ Pse u arrestuar vetëm Suela Musta kur vendimi ishte Kolegjial?

13:22 : 15/06/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një hetim i nisur për zbardhjen e disa prej ngjarjeve të rënda kriminale në vitet e fundit në Elbasan, humbi fokusin pas arrestimit të gazetares Suela Musta, anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Ndoshta ishte një strategji e gabuar publiciteti nga ana e autoriteteve ligjzbatuese për të miksuar dy zhvillime me karakter penal që nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Ose, ajo që duket se ka më shumë mundësi, është një skenar Polici-Prokurori për t’i dhënë jehonë një rezultati larg pritshmërisë në luftën kundër kriminalitetit, me arrestimin, shumë të tepërt, të një gazetareje, për disa biseda për heqje gjobash ndaj një operatori kabllor privat.

Në Shtator 2018, Policia e Elbasanit i sugjeroi prokurorisë së qytetit ri-nisjen e hetimeve për disa ngjarje të rënda, të ndodhura gjatë viteve të fundit në qytet. Për qëllim të këtyre hetimeve, prokuroria urdhëroi vendosjen nën përgjim të disa personave, mes të cilëve edhe Bledar Karaj, një person i afërt me familje Çapja.

Lexo edhe:

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Bledar Karaj është administrator i dy pikave të një operatori kabllor, njërën prej të cilave të palicensuar. Gjatë kohës që prokuroria po kryente interceptime për veprat e rënda penale, konstaton biseda të Karajit me persona të tjerë, ku interesohej për heqjen e disa gjobave të vendosura nga inspektorët e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).

Burime për “Boldnews.al” nga grupi hetimor deklaruan se, në bazë të bisedave të përgjuara, Bledar Karaj, nëpërmjet Andrea Nathanailit, zyrtar i AMA-s, njëkohësisht gazetar dhe pedagog i degës së gazetarisë në Tiranë, ndërhynte tek anëtarja e këtij institucioni, Suela Musta, për heqjen e gjobave administrative.

Po sipas këtyre burimeve, anëtarja Musta, më tej, ndërhynte tek anëtarët e tjerë të AMA-s për të hequr penalizimet ndaj kabllorit të Bledar Karaj. Në bazë të këtyre të dhënave, prokuroria regjistroi procedimin për “korrupsion aktiv” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, duke e finalizuar hetimin me arrestimin e Mustës, Nathanailit dhe disa personave të tjerë, përfshirë edhe administratorin e kabllorit, Bledar Karaj.

Në bazë të të dhënave të siguruar nga “Boldneës.al”, si edhe të deklaruara në mënyrë sipërfaqësore nga konferenca për media e zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë, Aida Hajnaj, mesditën e së Premtes, rezulton që Suela Musta ka ndërhyrë tek anëtarët e tjerë për të hequr gjobat ndaj kabllorit të Bledar Karaj.

Në këtë moment ngrihet një pikëpyetje thelbësore-nëse anëtarja Musta u arrestua për faktin që ka ndërhyrë tek anëtarët e tjerë për heqjen e gjobave, po kolegët e saj, të cilët kanë pranuar “ndërhyrjen”, a mbajnë të njëjtën përgjegjësi penale?

Për këtë pyetje, burime nga grupi hetimor deklaruan se “nëse do të kishte përgjegjësi për anëtarët e tjerë, do të penalizoheshin edhe ata”.

AMA është një institucion kolegjial dhe vendimmarrja e tij bazohet në votimin e shumicës së anëtarëve të tij. Në rast se një vendimmarrje, siç deklarojnë institucionet ligjzbatuese në rastin konkret, është ndikuar nga ndëhyrje të paligjshme, krijon bindjen se të gjithë anëtarët që kanë votuar në favor të heqjes së gjobave për kabllorin anonim në Elbasan, duhet të ishin para përgjegjësisë ligjore.

Megjithatë, nuk ka ndodhur kështu. Prokuroria e Elbasanit, në bazë të provave të mbledhura deri më tani, ka krijuar bindjen për përfshirje në veprimtari penale vetëm për anëtaren, njëkohësisht gazetare, Suela Musta.

Autoriteti i Medias Audivizive përbëhet nga 7 anëtarë dhe prej fundit të vitit 2014 drejtohet nga Gentian Sala, ish-drejtor i kompanisë private “Digitalb”, nën administrimin e televizionit pro-qeveritar Top Channel.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025
AKTUALITET

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025
AKTUALITET

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025
Para

‘I lumtur që s’ka vdekur njeri’/ Shpërthen Berisha: Rama keqtrajton truprojat si Kim Il Jung

TË GJITHA

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

11:32 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com