Nga Boldnews.al
Kryeministri Edi Rama ua kishte një borxh të madh një pjesë të elitës së Brukselit që tashmë në ikje ti vlerësonte e falenderonte, por edhe në momentet e “kortezisë”, ai kërkoi ndihmën e tyre, ndoshta të fundit. Takimi i mesditës së djeshme ishte me shefen për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian Frederika Mogerini.
Një mbrojtëse e zjarrtë e kauzës Rama (ose kaosit Rama), ndoshta edhe për genin e saj miks mes “idealistet komuniste” dhe krijimit të njeriut të ri nga personazhi gjenetikisht i modifikuar Soros… E vërteta mbetet se në gjashtë vite qeverisje, kryeministri Edi Rama ka pasur mbështetje të fortë nga një pjesë e elitës së Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.
Por sot kjo elitë është në ikje pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Një pjesë e tyre as nuk garojnë për të mbajtur poste të larta, të tjerë nuk mundën të fitonin as si deputetë të PE-së në zgjedhjet e fundit. Kjo “anije” me personazhe me karrierë të përfunduar po e përdor Rama për të dalë nga dallgët e mëdha që e kanë përfshirë.
Aferat e rënda korruptive, dalja e disa audiopërgjimeve që faktojnë shitblerjen e votave në favor të Rilindjes nga grupet kriminale dhe kriza politike në vend, janë faktorët kryesorë që Rama mund ti ketë ditët e numëruara, por jetëgjatësinë kërkon tia shtojë vetes me individë në elitën drejtuese të Brukselit që u ka përfunduar koha.
Pas takimit fort të përzemërt, me një alkimi të dukshme me Mogerinin, Rama qëndroi gjatë në bisedë dhe më pas në konferencë shtypi edhe me Presdidentin e KE-së Jean-Claude Juncker. Që në dalje, “bastet” ishin: sa alkool kishte konsumuar Juncker, a do i mbaheshin këmbët, a do ngatërrohej në fjalim dhe në fund do e puthte apo jo kryeministrin?! Që të gjitha dolën.
“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”- deklaroi Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker gjatë një konference për shtyp për mediat nga Brukseli me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
Kjo ishte e vetmja frazë që u tha pa u ngatërruar shumë, mesa duket e përsëritur disa herë… Më pas deklaratat e Juncker mbanin erë “alkool”, kur ngatërrohej se zgjedhjet për drejtimin e KE-së do të mbaheshin diku nga 30 prilli i këtij viti… Në fund një alamet puthje i bëri kryeministrit tonë…
Padiskutim që Rama shkoi për të vënë “vetullat” në Bruksel, por lëndoi sytë, kur nuk ofroi asgjë, pasi mbështetja pa asnjë motiv të qenësishëm nga një pjesë e elitës së Brukselit nuk i ka munguar as atëherë kur droga jonë pushtoi Europën, as kur mijëra emigrantë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së, e as kur krimi i organizuar shtriu rrënjët në vende si Belgjika, Holanda, Gjermania apo Anglia.
Këtu mbinte kanabis, atje mbillej krim… Kryeministri Rama pritej e përcillej me nderime dhe po kjo elitë që sot është në ikje u kujdes që në Shqipëri të dërgonin ambasadorë me axhendë të paracaktuar: “mbroni ushtarin Rama, në çdo nismë”… Nuk mund të harrohet ish-ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në qeverisjen e parë të Ramës, por edhe Soreca i sotëm, pasuesi i saj nuk është më larg se e shkuara.
Asnjë prej tyre sot nuk e ndihmojnë më kryeministrin tonë, që të gjithë janë në ikje, ndërsa big-ët e politikës Europiane, si Gjermania, Franca, Holanda apo Belgjika, nuk kanë nevojë të shohin raportet e Komisionit Europian apo të OSBE-së për të kuptuar situatën që ndodhet Shqipëria.
Për ta, Edi Rama është një kryeministër i pabesueshëm, një trazovaç në tentativë për të ndezur konfliktet në Ballkan bashkë me Thaçin dhe Vuçiç dhe kryeministër i cili qeveris me autoritarizëm të plotë duke notuar në ujërat e aferave korruptive, krimit të organizuar të lidhur me politikën dhe në botën e errët të oligarkisë.
Takimi i djeshëm në Bruksel nuk ishte gjë tjetër përveçse një amanet që Rama la para pijanecëve, “komunistëve të rinj” dhe k…ave të Brukselit, që e ndihmuan, e përkrahën dhe e mbajtën për të kthyer vendin në një sistem njëpartiak me tendencë të theksuar autoritarizmi.