• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Opozita po shushatet pas një date

18:32 : 13/06/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit.

Menjëherë sapo u njoh me të, Lulzim Basha thërriti fitore dhe u dha urdhër protestuesve të fusnin nëpër xhepa molotovët që kishin përgatitur për ditën e qametit.

Vartësit e tij po dalin në publik për të mbrojtur kushtutshmërinë e dekretit presidencial dhe pikat ku ai mbështetet në ligjin themeltar të shtetit.

Lexo edhe:

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

Në fakt, e gjithë kjo rokopujë disa ditore, opozitës duhet ti vlente vetëm për një gjë. Për të treguar se Edi Rama është i vendosur më shumë se kurrë të shkojë drejt një shteti monist, më i yshtur se para zbulimeve të BILD, për të zhvilluar edhe në Shqipëri votime si ato që ka organizuar prej një dekade në partinë e tij: pa konkurencë dhe pa garë.

Pra, fabula e anullimit të 30 qershorit, për pakicën e dalë nga kuvendi, nuk ka pse të ketë rëndësi, as si mjet për kompromis, as si një mundësi për të dialoguar me Edi Ramën.

Kush është nisur për të shembur një sistem oligarkiko-kriminalo-kleptokratik, nuk e ka luksin të grindet për një datë.

Kush ka vendosur të marshojë drejt një beteje të madhe, nuk ka kohë të ndalojë në stacionet e saj periferike.

Kjo lloj sjellje, që po e shikojmë të theksuar këto ditë, po lë në sytë e publikut një imazh zhgënjyes: sikur lufta e PD dhe LSI, nuk po bëhet për zhdukjen e ramokracisë, po për të fitur disa muaj drejt një pakti të ri me kryeministrin.

Një shikimi i vëmndshëm i arsyetimit që kreu i shtetit i bëri zhdekretimit të datës së zgjedhjeve, tregon qartë se ajo është një ftesë për kompromis, një thirrje që Basha të heqë dorë nga slogani i tij radikal për të mos u ulur me Ramën, nëse ky nuk jep më parë dorëheqjen.

Le të imagjinojmë për një çast sikur Edi Rama të ishte një njeri i aftë për të vënë në punë arsyen dhe i pa kapluar nga frika e skandaleve që e mbajnë peng. Le të supozojmë gjithashtu se si i tillë, ai do të tërhiqej nga zgedhjet moniste dhe do ta braktise këmbënguljen për 30 qershorin.

Çdo të bënte opozita pas saj?

A do kënaqej me shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë, përtej së cilës Meta nuk mund të shkojë? A do pranonte të futej në garën e pakuptimtë lokale, kur ka braktisur parlamentin si arenë të politikës kombëtare?

Këto pyetje e kanë edhe përgjigjen brenda. Opozitës pak duhet ti interesojë nëse zgjedhjet mbahen në qershor apo në shtator. Nëse e ka me të vërtetë betejën që ka shpallur, nëse synon shembjen e regjimit dhe jo flirtimin me të, ajo duhet të urojë që Rama të shkojë i vetëm në votimet që do i dhurojnë 61 bashki. Ajo duhet të lutet madje që ai ta shkarkojë edhe Metën. Ajo duhet të punojë që karikatura e monizmit të jetë një vepër e përmbyllur.

Vetëm në këtë mënyrë, ajo mund të shmangë, atë që Edi Rama e quan një lojë shahu dhe që në marveshjen e 18 majit, dy vite më pare, ajo e mbylli me remi.
Produkti i saj dihet dhe tashmë kjo është një betejë tjetër. Që ditën që shpalli daljen nga sistemi për të shembur atë që e etiketon si rregjim, opozita e ka të qartë se ka nisur një sfidë, në fund të së cilës dikush duhet të “vritet”.

Kjo rrugë e re, më pak se për gjithçka ka nevojë për zdërhalljen pas gjërave të vogla, të vetmen gjë që ajo e përjashton është përhumbja pas detajeve.

Një i tillë është, në këtë kuptim, edhe dekreti i presidentit, mbrojtja me vetmohim e të cilit po krijon në publik iluzionin se se ata që nisën “rrevolucionin” tani kërkojnë kompromis.

/Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
Para

Rama mesazh Metës pas rezolutës: Mos e trash më tutje, me qetësi ...

TË GJITHA

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com