• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EURALIUS! Edi Ramës i duhet një Gjykatë Kushtetuese “e Përkohshme”

05:00 : 13/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Ramës i duhet me urgjencë një Gjykatë Kushtetuese, për të përmbyllur nismën e tij për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Nën sikletin e përgjimeve të publikuara nga “Bild”, kryeministri ka nevojë për një konflikt të fortë institucional, për të shpërqëndruar vëmendjen. Një zgjidhje shumë e mirë për të është pikërisht nisma për shkarkimin e Metës.

Por, kleçkat kushtetuese dhe sidomos pasojat katastrofike të Reformës në Drejtësi, e pengojnë atë që të finalizojë largimin e kreut të Shtetit.

Për të rrëzuar Metën, Edi Ramës i duhen disa hapa; të sigurojë 93 vota deputetësh në Parlament (të cilat, me shumë mundësi, i siguron nga “opozita e re); pasi të sigurojë votat, duhet që shkarkimi të konfirmohet në Gjykatë Kushtetuese. Këtu ngec.

Lexo edhe:

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet Ramës: Vendimi për rastin në Theth, në përputhje me ligjin

Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej kohësh. Në detyrë është vetëm një anëtare, Vitore Tusha, me mandat të përfunduar.

Pasi të përgatiten kushtet formale ligjore, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta, duhet të përzgjedhin 9 anëtarët e saj. Ligji Themeltar ka parashikuar në këtë mënyrë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese: përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve zgjidhen nga Kuvendi, 3 nga Gjykata e Lartë dhe 3 nga Presidenti.

Këta anëtarë do të dalin nga aplikantët, të cilët janë duke u verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Në kushtet aktuale dhe vetëm pasi KED të ketë verifikuar kandidatët, vetëm Kuvendi mund të zgjedhë 3 anëtarët e tij. Gjykata e Lartë, e cila është jashtë funksionit, nuk mund të zgjedhë gjyqtarë Kushtetues, pa u rikthyer vetë në detyrë.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta, në situatën e krijuar, mund të vonojë përzgjedhjen e 3 kandidatëve të tij.

Atëherë, çfarë ndodh me vendimin e mundshëm politik të “Rilindjes” për shkarkimin e Metës? Edhe në rast se i siguron 93 votat, Edi Rama nuk arrin ta shkarkojë Presidentin.

Ngërç institucional, i cili mund të zgjidhet vetëm me ndërhyrjen “çudi-bërëse” të misionit të asistencës teknike të Bashkimit Europian, EURALIUS.

Ekspertët e huaj, të cilët janë bashkëfajtorë po aq sa Edi Rama për shkatërrimin total të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, kanë dhënë prova se sugjerojnë zgjidhje “sui generis” për drejtësinë shqiptare.

Në fund të vitit 2017, ekspertët e EURALIUS shpikën Prokurorin e Përgjithshëm “të Përkohshëm”, një post që nuk gjen mbështetje në asnjë nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dhe, ky sugjerimi i tyre “polli” Arta Markun, e cila po i shërben më së miri Edi Ramës.

Javën e kaluar, “burime” nga ky mision përcollën në redaksinë e Top Channel idenë e tyre, për sugjerimin e një Gjykate të Lartë “të përkohshme”. Natyrisht, ky sugjerim nuk është formalizuar ende dhe lajmi “i trafikuar” në televizionin pranë Qeverisë mund të ketë shërbyer për një “testim” të kësaj ideje të çoroditur.

Sipas burimeve të Top Channel, EURALIUS mund të sugjerojë një zgjidhje emergjente për Gjykatën e Lartë, duke caktuar, në mënyrë të përkohshme gjyqtarë të niveleve më të ulta, për të siguruar vijimin e funksionimit të saj.

Tashmë, ka mbetur edhe akti i fundit i ekspertëve të mirëpaguar ndërkombëtarë-të sugjerojnë krijimin e një Gjykate Kushtetuese “të përkohshme”. Nuk është aspak e vështirë të gjenden disa gjyqtarë të shkallëve të ulta për t’i ulur në postet e Kushtetueses “përkohësisht”.

Edi Rama ka tani, më shumë se kurrë, nevojë për sugjerimet e “përkohshme” të EURALIUS-it. Kryeministrit i duhet “shkarkimi” i Metës, me shpresën që të shpëtojë nga skandalet e përgjimeve të dosjeve “339” dhe “184”.

Ndaj, EURALIUS, në vijim të qëndrimeve të tij të mëhershme, do të duhet të bëj TANI sugjerimin “spektakolar” për një Gjykatë Kushtetuese “të përkohshme”. Edi Rama ka nevojë për EURALIUS!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

17:27 : 07/07/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet Ramës: Vendimi për rastin në Theth, në përputhje me ligjin

17:20 : 07/07/2025
SPORT

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

17:11 : 07/07/2025
BOTA

Presidenti iranian: Izraeli tentoi të më vriste gjatë një takimi, por dështoi

17:10 : 07/07/2025
AKTUALITET

Akuza pa prova/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

16:53 : 07/07/2025
SPORT

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025
Para

Rama lë amanetet para pijanecëve, komunistëve dhe k...ave të Brukselit

TË GJITHA

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

17:27 : 07/07/2025

Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet Ramës: Vendimi për rastin në Theth, në përputhje me ligjin

17:20 : 07/07/2025

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

17:11 : 07/07/2025

Presidenti iranian: Izraeli tentoi të më vriste gjatë një takimi, por dështoi

17:10 : 07/07/2025

Akuza pa prova/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

16:53 : 07/07/2025

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

16:35 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com