• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama duhet të ikë”/ Profesori amerikan thirrje politikës

10:11 : 12/06/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Kur bie fjala për rajonin tonë, ai është një nga zërat e rëndësishëm në SHBA. Por ky editorial në Syri.net i profesorit David J. Phillips duket shumë ndryshe dhe i drejtpërdrejtë. Zoti Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai është autor i “Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së” (Harvard Kennedy School).

***

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cenojnë kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.

Lexo edhe:

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

Por çfarë e motivon Edi Ramën?

Sulmet e Ramës ndaj Metës, shumë pak kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Sjellja e tij konfrontuese është një sjellje e turpshme për të konsoliduar pushtetin, duke margjinalizuar kundërshtarët të cilët kërkojnë një qeverisje të mirë dhe llogaridhënie për korrupsionin.

Qindra e mijëra shqiptarë janë në protesta prej disa javësh. Ata besojnë se Rama ka vjedhur zgjedhjet e Qershorit 2017, dhe për këtë ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë llogari për korrupsionin. Zëri i Amerikës së fundmi ka publikuar përpjekjet e Ramës për të manipuluar punësimet në sistemin e burgjeve. Përgjimet treguan se si ish-drejtori i burgjeve hynte në marrëveshje të fshehta për punësimet me deputetë të Partisë Socialiste të Ramës.

Nëse Uashingtoni mbështet Reformën në Drejtësi, atëherë duhet të ketë një distancim nga politikanë si Rama i cili vepron më shumë si një gangster sesa një shtetar.

Rama është shndërruar në një turp kombëtar.

ËSHTË KOHA PËR TË QË TË LARGOHET.

Largimi i Ramës nga politika duhet të jetë si pjesë e planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë.

  1. Rama duhet menjëherë të japë dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imunitet nga Prokuroria e Krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim.
  2. Një qeveri shumëpartiake teknokratike do të zgjidhej që të kujdesej për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individë me integritet do të ngarkoheshin me përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënien dhe drejtimin e vendit
  3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të riformatohej me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.
  4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor 2020. Vëzhguesit vendore dhe ata ndërkombëtarë do të duhej të angazhoheshin për të garantuar se zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme.

Ky plan mund të funksionojë vetëm me suportin e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës.ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane Matthew A. Palmer thotë se SHBA është e angazhuar: ‘për të përdorur të gjitha mekanizmat që ne kemi për të mbështetur luftën ndaj krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë’. Tingëllon bukur, por vetëm të flasësh nuk vlen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, janë në krahun e gabuar të debatit të brendshëm. Departamenti i Shtetit fajëson opozitën sepse ushtron lirinë e vetë parlamentare dhe lirinë e vet për t’u shprehur.

Por do të ishte më mirë, që zyrtarët amerikanë të cilësonin Ramën si përgjegjës që urdhëron forcat e sigurisë të përdorin e gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në protestat paqësore pro demokratike ndaj demonstruesve siç u pa në protestën e fundit.

Pse SHBA e mbështet Ramën kur duket qartazi se ai është pjesë e problemit? Sjellja e Ramës iu vesh turp shqiptarëve të ndershëm. E folura e tij harbute e zhbën atë si xhentëlmen dhe nuk e shfaq aspak një drejtues shteti.

Në mënyrë të pakujdesshme Edi Rama e ka denigruar Zërin e Amerikës kur tha se raportimet e tyre ishin pjesë e ‘kazanit’. Rama mbështet ligjin që rrit presionin mbi lirinë e medias, i cili u dënua edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias si nga Organizata Reporterët pa Kufij.

Ligji i mbështetur nga Partia Socialiste për median është një Kalë Troje për censurën, që dhunon Kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes.

Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Aty nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale për më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit janë rënduar akoma edhe më shumë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë.

BILD, media prestigjioze gjermane, së fundmi publikoi një dokument investigativ që tregonte sesi mafia manipulonte zgjedhjet në Shqipëri. Të ardhurat nga trafiku i narkotikëve përflitet gjerësisht se shkojnë në mbështetje të Partisë Socialiste.

Largimi i Ramës do të shërbente në rritjen dhe përmirësimin e demokracisë, do të krijonte hapësirën për një drejtim të ri në Partinë Socialiste dhe në partitë e tjera që mund të krijohen.

Unë nuk kam asgjë personale kundër Edi Ramës. Thjesht kam punuar për çështjet e Shqipërisë për 30 vjet dhe unë e dua Shqipërinë. Rama është një dinozaur që i ka mbijetuar dobishmërisë së tij.

Rama duhet të shkojë në ekzil. Pasi të largohet nga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Antalia dhe atje të kalojë pleqërinë së bashku me mikun dhe aleatin e tij autokratik, Tayyip Erdogan.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

10:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025
Para

Provimi i Gjuhë-Letërsisë, maturantja humb ndjenjat…

TË GJITHA

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

10:54 : 10/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com