Policia kufitare e Kosovës ka hapur zjarr kundrejt një automjeti me targa të Karagujevicit , qytet në Serbi, në veri të Kosovës.
Policia u detyrua të hapë zjarr pasi shoferi i automjetit refuzoi të ndalet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Branisllav Radoviq tha se efektivët e policisë gjuajtën në goma, për të detyruar shoferin të ndalet dhe në këtë mënyrë nuk pati të plagosur.
“Automjeti u largua në drejtim të fshatit Soçanica”, tha Radoviq, për të shtuar se furgoni u drejtua nga M.Z., nga Komuna e Leposaviqit.